BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g04 8/1 f. 31
  • Lëkura​—Si muri mbrojtës i një qyteti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lëkura​—Si muri mbrojtës i një qyteti
  • Zgjohuni!—2004
  • Material i ngjashëm
  • Lëkura
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mbroni lëkurën!
    Zgjohuni!—2005
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2005
  • Lëkura e gjarprit
    Zgjohuni!—2014
Shih më tepër
Zgjohuni!—2004
g04 8/1 f. 31

Lëkura​—Si muri mbrojtës i një qyteti

Në qytetet e lashta, banorët ndërtonin një mur rrethues për t’u mbrojtur nga pushtuesit. Ky mur shërbente edhe si pengesë për të ndalur armiqtë, edhe si një barrikadë nga e cila mbrojtësit mund të mbronin qytetin. Edhe trupi ynë është i pajisur me një «mur» mbrojtës​—lëkura. Si na mbron lëkura nga elementet e huaja?

Mbi sipërfaqen e lëkurës ka mizëri bakteresh dhe mikroorganizmash të tjerë, disa prej të cilëve mund të shkaktojnë infeksione dhe sëmundje. Me sa duket, lëkura nuk vepron vetëm si një pengesë pasive, por edhe i largon elementet e huaja duke prodhuar proteina antimikrobike ose peptide, që luajnë rolin e mbrojtësve. Disa prej tyre bëjnë roje vazhdimisht. Të tjera mobilizohen kur lëkura dëmtohet.

Është provuar se dy grupet e para të zbuluara të peptideve antimikrobike, të quajtura difensina dhe katelicidina, luajnë rolin e mbrojtësve në rast sulmi. Që të dyja grupet sekretohen nga qelizat e shtresës së sipërme të lëkurës si kundërpërgjigje ndaj dëmtimeve ose mahisjeve. Këto peptide i vrasin elementet e huaja, duke u bërë vrima në membranën e qelizave.

Më 2001, një ekip studiuesish në Universitetin e Tybingenit, Gjermani, zbuloi një lloj tjetër proteine antimikrobike, që quhet dermicidinë, e cila është aktive gjatë gjithë kohës. Ndryshe nga dy grupet e tjera, dermicidina prodhohet në gjëndrat e djersës së lëkurës së padëmtuar. Ende nuk dihet si vepron kjo proteinë. Por fakti që djersitja ndihmon në parandalimin e sëmundjeve mund të shpjegojë se përse njerëzit që lahen tepër janë më të prekshëm nga infeksionet e lëkurës dhe nga ekzema.

Ashtu si muri mbrojtës i një qyteti të lashtë, edhe lëkura jonë është një pengesë kundër elementeve të huaja e të dëmshme. Sigurisht që jemi në një mendje me psalmistin, i cili tha: «Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri.»​—Psalmi 104:24.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo