BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g04 8/7 f. 3
  • Gëzimet dhe vështirësitë e adoleshencës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gëzimet dhe vështirësitë e adoleshencës
  • Zgjohuni!—2004
  • Material i ngjashëm
  • Adoleshenca—Përgatitje për moshën e rritur
    Zgjohuni!—2011
  • Përgatitini adoleshentët për moshën e rritur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Kur fëmija adoleshent vë në dyshim besimin tënd
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—2004
g04 8/7 f. 3

Gëzimet dhe vështirësitë e adoleshencës

ADOLESHENCA mund të jetë një periudhë e mrekullueshme e jetës. Me të vërtetë, për shumë veta është kështu. Shumë të rritur i kujtojnë me dashuri vitet e adoleshencës.

Në të njëjtën kohë, duhet pranuar se po jetojmë në «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1) Kjo ka bërë që të rinjtë të përballen me më shumë vështirësi, dhe këto ndryshojnë nga ato që duhej të përballonin brezat e kaluar. Mbase për këtë arsye Sabrina Solin Uaili, drejtoreshë administrative e një reviste për adoleshentët, thotë se të jesh adoleshent është njëlloj si «të ecësh mbi një litar të tendosur akrobati pa pasur poshtë një rrjetë mbrojtëse». Vërtet, gjatë kësaj periudhe të trazuar, shpesh mund të ndihesh i ngathët, në ankth dhe i pështjelluar. Uaili shkruan: «Ndërkohë që kalojnë nga fëmijëria në moshën e rritur, adoleshentët duhet të përballojnë anët më të vështira të të dyja periudhave.»

Nëse je adoleshent, si mund t’i përballosh vështirësitë që has? Në rast se jeni prindër dhe keni një fëmijë adoleshent, çfarë mund t’ju ndihmojë që të kujtoni se si ishin këto vite të trazuara dhe të kuptoni më mirë se ç’po kalon djali apo vajza juaj? Në këtë seri artikujsh ftojmë si adoleshentët, ashtu edhe të rriturit që ta shqyrtojnë më nga afër adoleshencën. Kjo gjë do t’i ndihmojë adoleshentët që jo vetëm ta përballojnë këtë periudhë të jetës, por edhe të kenë sukses.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo