BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g04 8/11 f. 31
  • Qepa: Gjithnjë e pëlqyer!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Qepa: Gjithnjë e pëlqyer!
  • Zgjohuni!—2004
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Jo vetëm një ushqim i shijshëm
  • A keni qejf të provoni ca lule kungulli?
    Zgjohuni!—2004
  • Të bukura dhe të shijshme
    Zgjohuni!—2004
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2004
  • Domatja​—«Perime» shumë e përdorshme
    Zgjohuni!—2005
Zgjohuni!—2004
g04 8/11 f. 31

Qepa: Gjithnjë e pëlqyer!

Nga një shkrimtar i Zgjohuni! në Meksikë

A do të ishte e kompletuar një kuzhinë po të mos kishte qepë? Kjo bimë e thjeshtë me shumë përdorime mund të hyjë në punë pothuajse kudo, duke filluar që nga supat, sallatat, pjatat kryesore e deri te mjekimet popullore. Madje nganjëherë na bën edhe për të qarë.

Qepa e thjeshtë hyn në familjen e disa bimëve të bukura me lule, siç janë: qepa e artë, hudhra e bardhë dhe hudhra zbukuruese. Por edhe vetë bën lule shumë të bukura. Gjithsesi, në kuzhinat anembanë botës do të gjeni bulbin e saj, domethënë pjesën e trashur të kërcellit që ndodhet nëntokë dhe që ka fletë të tulta.

Kjo bimë është nga më të lashtat që ka kultivuar njeriu. Mund ta kuptojmë sa e përhapur ka qenë edhe nga Bibla, pasi aty tregohet se rreth vitit 1513 p.e.s., izraelitët kujtonin me mall qepët që kishin ngrënë kur ishin skllevër në Egjipt.​—Numrat 11:5.

Por, çfarë e bën qepën të pëlqyeshme nga njerëz që kanë shije kaq të ndryshme? Me siguri janë përbërësit sulfurikë që i japin aromën dhe shijen e veçantë djegëse. Gjithashtu, acidi sulfonik i saj formon substancën që shkakton dukurinë kaq të njohur të lotëve.

Jo vetëm një ushqim i shijshëm

Qepët janë shumë të vlefshme për shëndetin e njeriut. Përmbajnë përbërës ushqyes si kalcium, fosfor dhe acid askorbik ose ndryshe vitaminë C. Megjithatë, historikisht qepët janë çmuar më shumë për vetitë kuruese që kanë. Edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të përdoren si kura për disa sëmundje, si: e ftohura, laringjiti, ateroskleroza, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe astma. Thuhet se qepa ka edhe veti dezinfektuese, vepron kundër kolesterolit, kundër pezmatimeve, kundër trombozës në gjak dhe kundër kancerit.

Qepët janë me ngjyra të ndryshme: e bardhë, e verdhë, kafe, jeshile, e kuqe dhe vjollcë. Hahen të gjalla, të gatuara, të konservuara, turshi, të thara, pluhur, në feta ose në kubikë. A s’është, pra, një bimë e mrekullueshme, pavarësisht se mund të na bëjë të derdhim ca lot?!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo