BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g05 8/5 f. 3
  • Ç’do të shfaqet këtë sezon?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’do të shfaqet këtë sezon?
  • Zgjohuni!—2005
  • Material i ngjashëm
  • Nga letra në ekran
    Zgjohuni!—2005
  • Çfarë filmash do të shihni ju?
    Zgjohuni!—2005
  • Çfarë planesh ke për në verë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Cilat janë planet tuaja për verën?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Zgjohuni!—2005
g05 8/5 f. 3

Ç’do të shfaqet këtë sezon?

ÇFARË do të thotë për ju sezoni i verës? Nëse moti ngrohet, mbase vera ju fton të kaloni ca çaste të këndshme në natyrë, ndoshta të shkoni në plazh ose në ndonjë park.

Por ata të industrisë së filmit shpresojnë që, gjatë verës, miliona njerëz ta kalojnë një pjesë të mirë të kohës brenda, në sallat e kinemave. Vetëm në Shtetet e Bashkuara ka të paktën 35.000 ekrane kinemash dhe vitet e fundit, 40 për qind e të ardhurave nga biletat janë nxjerrë gjatë sezonit të verës.a Hajdi Parkeri, që punon për revistën Movieline, thotë se sezoni i verës është po kaq fitimprurës sa «ç’janë Krishtlindjet për tregtarët».

Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Dikur vera ishte një periudhë e vdekur për kinematë në SHBA, dhe shumë prej tyre detyroheshin ta reduktonin programin ose të mbylleshin gjatë këtij sezoni. Por në mesin e viteve 70, kinematë me ajër të kondicionuar joshnin miliona njerëz që donin t’i shpëtonin vapës. Gjithashtu fëmijët ishin me pushimet verore. Patjetër ky treg i pashfrytëzuar nuk shpëtoi pa u vënë re nga kineastët. S’kaloi shumë dhe ja ku dolën filmat e suksesshëm të verës. Siç do ta shohim, e gjithë kjo ndryshoi mënyrën e prodhimit dhe strategjinë e tregut të filmave.

[Shënimi]

a Në Shtetet e Bashkuara, sezoni i verës për kinematë fillon në maj dhe vazhdon deri në shtator.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo