BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g05 8/7 f. 3
  • Papritmas i papunë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Papritmas i papunë!
  • Zgjohuni!—2005
  • Material i ngjashëm
  • Përpara dhe pas: Fjala e Perëndisë në veprim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Si mund të gjej (dhe të ruaj) një vend pune?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Vazhdo t’i shërbesh Jehovait me gëzim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Pesë hapa kryesorë për të gjetur punë
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Zgjohuni!—2005
g05 8/7 f. 3

Papritmas i papunë!

«Kur mbeta pa punë, m’u duk sikur më hodhën një kovë me ujë të ftohtë. Humba vlerësimin për veten.»​—Toni, Gjermani.

«Më dukej sikur më rëndonte mbi kokë një gur i madh. Si prind i vetëm, isha në merak se si do t’i ushqeja fëmijët dhe me se do t’i paguaja faturat.»​—Maria, Indi.

«Kur humba punën, u ndjeva keq, dhe isha në hall nëse do të gjeja punë tjetër.»​—Himeu, Meksikë.

ANEMBANË botës, miliona veta po kalojnë një situatë të vështirë, ashtu si Toni, Maria dhe Himeu. Nga fundi i shekullit të 20-të, rreth 10 për qind e fuqisë punëtore në Evropë dhe në Azinë Qendrore​—afro 23 milionë njerëz​—po kërkonin punë. Sot, në disa vende më pak të zhvilluara, më shumë se çereku i fuqisë punëtore janë të papunë. Në korrik të vitit 2003, gazeta The New York Times thoshte se në Shtetet e Bashkuara, «gjatë 28 muajve të fundit janë mbyllur afro 2,6 milionë vende pune».

Në shumë vende, kur kërkon punë has pengesa të mëdha. Për shembull, çdo vit, një numër i madh nxënësish e studentësh dalin nga bankat e shkollave e të fakulteteve dhe vërshojnë në tregun e punës. Veç kësaj, diploma ose specializimi nuk të garanton se do të gjesh punë në profesionin tënd. Prandaj, ndodh shpesh që njerëzit të ndryshojnë disa vende pune gjatë jetës. Madje, disave u duhet të ndërrojnë zanat pas shumë vitesh punë.

Nëse mbetesh i papunë, ç’të bësh për ta pasur më të lehtë që të gjesh sërish punë? Dhe, pasi të kesh gjetur një vend pune, ç’mund të bësh për ta mbajtur?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo