BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g05 22/12 f. 3
  • A mund të ndodhë përsëri?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund të ndodhë përsëri?
  • Zgjohuni!—2005
  • Material i ngjashëm
  • Murtaja më e keqe në histori
    Zgjohuni!—2005
  • Gripi: Ç’dimë sot?
    Zgjohuni!—2005
  • Pandemitë: Ç’do të sjellë e ardhmja?
    Zgjohuni!—2005
  • Si ta mbrosh familjen nga gripi?
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—2005
g05 22/12 f. 3

A mund të ndodhë përsëri?

KUR hedhim vështrimin prapa, ajo epokë mund të na duket interesante, si një relike e së kaluarës, madje mund të na bëjë për vete. Në botën perëndimore ishte koha e karrocave me kuaj, e kapelave cilindër dhe e fundeve që arrinin deri në tokë. Por ishte edhe një kohë e tmerrshme kur vdekja marshonte në mbarë botën. Shkaku?

Nuk ishte lufta, ndonëse në atë kohë lufta ziente. Jo, po flasim për një murtajë tjetër, për atë që është quajtur më shkatërrimtarja në të gjithë historinë e njerëzimit​—gripi spanjoll i viteve 1918-1919.

Viktimat vdisnin në masë, sepse nuk kishte ndonjë trajtim ose kurë të efektshme. Jeta e miliona të rinjve të shëndetshëm përfundonte papritur teksa ishin në kulmin e fuqive. Kufomat bëheshin pirg kaq shpejt sa s’dilte koha as të varroseshin. Në disa vende, u shfarosën qytete dhe fshatra të tërë.

E gjithë kjo ndodhi rreth 85 vjet më parë. A e dimë se nga erdhi kjo sëmundje? A mund të ndodhë sërish një gjëmë si kjo? Nëse po, a mund të mbrohemi?

Kjo temë ka edhe një tjetër aspekt interesant. A e dini se shumë kohë më parë Bibla tha diçka rreth murtajave që kemi vërejtur në epokën tonë? (Luka 21:11; Zbulesa 6:8) A bënte pjesë gripi spanjoll në plotësimin e profecisë biblike? Përgjigjet e kësaj pyetjeje dhe e pyetjeve të tjera do të shqyrtohen në artikujt vijues.

[Figura në faqen 3]

Përgatisin për varrim viktimat e gripit spanjoll, Filadelfia, SHBA

[Burimi]

Biblioteka e Kolegjit të Mjekëve në Filadelfia

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo