BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/06 f. 8-9
  • Gëzoni në shpresë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gëzoni në shpresë!
  • Zgjohuni!—2006
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Shpresë edhe për të vdekurit
  • Shpresë për të pastrehët dhe për të varfrit
    Zgjohuni!—2015
  • Udhëheqje e sigurt drejt lumturisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • «Ja, po bëj çdo gjë të re»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Ku mund të gjej shpresë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Zgjohuni!—2006
g 4/06 f. 8-9

Gëzoni në shpresë!

XHOI ishte i sëmurë rëndë me kancer. Gruaja e tij, Kirstena dhe disa miq po qëndronin pranë shtratit të tij dhe po bisedonin. Kirstena hodhi një sy nga i shoqi dhe vuri re se lotët po i rrëshqitnin faqeve. Në fillim mendoi se Xhoi kishte dhembje. E ndoshta ashtu ishte, por kësaj here, ai i tha gruas se lotët nuk po i dilnin nga dhembja.

Kirstena thotë: «Në këtë moment të vështirë, Xhoin e rrethonin miqtë e ngushtë, që kishin ardhur t’i qëndronin pranë. Gjithashtu, ai kishte shpresën e tij të çmuar, për të cilën tani ndihej më i sigurt se kurrë më parë, dhe e dinte se askush nuk ia hiqte dot. Ai e pohoi me gojën e vet se lotët e tij ishin lotë gëzimi. Natën vonë, Xhoi vdiq.»

Cila ishte shpresa që i dha forcë Xhoit ndërsa sëmundja përparonte? Ishte premtimi i Perëndisë Jehova për jetën e përhershme me një shëndet të përsosur në një tokë parajsore. (Psalmi 37:10, 11, 29) Te Zbulesa 21:3, 4 thuhet: «Tenda e Perëndisë është me njerëzit. . . . Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme [edhe problemet e shumta që kemi sot] shkuan.»

Shpresë edhe për të vdekurit

Për Xhoin, plotësimi i kësaj shprese do të thotë që të ringjallet. Po, atë e ngushëllonte premtimi i Jezuit se «të gjithë ata që janë në varre»—të vdekurit që Perëndia i ruan në kujtesën e tij—do të zgjohen nga gjumi i vdekjes. (Gjoni 5:28, 29) A je i trishtuar ngaqë vdekja të ka rrëmbyer ndonjë pjesëtar të familjes ose ndonjë mik? Nëse është kështu, shpresa e ringjalljes mund të të japë zemër. Vërtet, kjo shpresë nuk na e heq hidhërimin e thellë që ndiejmë kur na vdes një njeri i dashur. Vetë Jezui «nuk i mbajti dot lotët» kur miku i tij, Lazari, mbylli sytë. Sidoqoftë, shpresa që kemi, na e lehtëson dhembjen.—Gjoni 11:14, 34, 35; 1 Selanikasve 4:13.

«Kur Xhoi humbi betejën me kancerin,—thotë Kirstena,—mendova se nuk mund të isha më kurrë me të vërtetë e lumtur. Edhe tani që kanë kaluar disa vjet, e kuptoj se jeta ime në këtë sistem nuk do të jetë më si më parë. Xhoi më la një boshllëk që nuk mbushet dot. Megjithatë, e them me sinqeritet se ndiej sërish paqe mendore dhe kënaqësi.»

Fjalët e Kirstenës na kujtojnë se në këtë sistem, nuk mund të presim që në çdo çast të fluturojmë nga gëzimi. Jeta ka të përpjetat e të tatëpjetat e veta. Gjithashtu ka raste kur duhet të jemi të trishtuar, kur gëzimi nuk është fare me vend. (Eklisiastiu 3:1, 4; 7:2-4) Veç kësaj, disa prej nesh luftojnë me depresionin që mund të vijë nga shkaqe të ndryshme. Gjithsesi, premtimet e Biblës janë një burim i madh ngushëllimi dhe mençuria e pakrahasueshme që gjejmë në Bibël na ndihmon të ruhemi nga shumë gracka që na bëjnë të palumtur. Perëndia thotë: «Ai që më dëgjon, do të banojë i sigurt dhe i patrazuar nga tmerri i gjëmës.»—Proverbat 1:33.

Po, Jehovai dëshiron më të mirën për ne. Ai do që të jemi të lumtur, jo vetëm nga jashtë, por thellë brenda vetes, e jo vetëm për pak vite, por përgjithmonë! Prandaj, Biri i tij tha këto fjalë që nuk u ikën kurrë koha: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.» (Mateu 5:3) Do të tregohemi të mençur nëse i zbatojmë fjalët e tij.

[Kutia dhe figura në faqen 9]

Nëntë faktorë për të qenë i lumtur

1. Kultivo çmueshmëri për gjërat frymore.​—Mateu 5:3.

2. Ji i kënaqur dhe mos ushqe ‘dashuri për para’.​—1 Timoteut 6:6-10.

3. Mos u jep më tepër rëndësi se ç’duhet kënaqësive.​—2 Timoteut 3:1, 4.

4. Ji bujar dhe përpiqu t’i bësh të tjerët të lumtur.​—Veprat 20:35.

5. Ji mirënjohës dhe mbaj parasysh gjërat e mira që të rrethojnë.​—Kolosianëve 3:15.

6. Ji i gatshëm të falësh.​—Mateu 6:14.

7. Zgjidhi shokët me mençuri.​—Proverbat 13:20.

8. Kujdesu për trupin dhe rri larg zakoneve të këqija.​—2 Korintasve 7:1.

9. ‘Gëzo në shpresën’ që të jep Bibla.​—Romakëve 12:12.

[Figurat në faqet 8, 9]

Shpresa e bazuar në Bibël për të jetuar në një botë të re është një burim i madh ngushëllimi

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo