BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/07 f. 2-3
  • Kohë të begata: Për kë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kohë të begata: Për kë?
  • Zgjohuni!—2007
  • Material i ngjashëm
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2013
  • Pse kaq shumë të varfër në një botë të pasur?
    Zgjohuni!—2007
  • Përpjekje për të ushqyer një miliard njerëz
    Zgjohuni!—2005
  • Të varfërit bëhen edhe më të varfër
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—2007
g 5/07 f. 2-3

Kohë të begata: Për kë?

JETOJMË në një botë të begatë. A është e vështirë për t’u besuar? Gjithsesi, fakti është që disa shtete kanë kaq shumë para, sa nuk i harxhojnë dot të gjitha. Sipas llogaritjeve, në vitin 2005, produkti i përgjithshëm botëror, pra vlera e përgjithshme e mallrave dhe e shërbimeve të atij viti, ishte më i madh se 47 trilionë euro. Nëse do ta përpjesëtonim këtë prodhim të stërmadh midis banorëve të tokës, çdo njeriu do t’i takonin rreth 7.000 euro. Dhe kjo shifër po rritet.

Por begatia botërore është një fakt ironik. Sipas një botimi të kohëve të fundit të Kombeve të Bashkuara, pasuria e tre njerëzve më të pasur të botës është më e madhe se prodhimi i përgjithshëm në vend i 48 shteteve më të varfra të marra së bashku. Gjithashtu, sipas Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, 2,5 miliardë njerëz po përpiqen të mbijetojnë me më pak se 2 euro në ditë. Qindra milionë janë të kequshqyer dhe nuk kanë ujë të pijshëm të pastër.

Në Shtetet e Bashkuara, sociologët po studiojnë një grup të cilin e quajnë «në prag të varfërisë». Këta rrezikojnë shumë të bien në varfëri. Më shumë se 50 milionë veta në Shtetet e Bashkuara gjenden në këtë situatë, pavarësisht se jetojnë në një vend mjaft të pasur.

Përse në mbarë botën paratë derdhen lumë në thesaret e shteteve dhe nëpër llogari bankare, ndërkohë që qindra milionë të varfër i ka mbytur skamja? Përse kaq shumë veta kanë kaq pak mundësi për të përfituar nga pasuria e botës që sa vjen e shtohet?

[Diçitura në faqen 3]

Tre njerëzit më të pasur të botës janë më të pasur se 48 shtetet më të varfra të marra së bashku

[Figura në faqet 2, 3]

Fëmijët që punojnë në këtë fabrikë tullash marrin rreth 0,4 euro në ditë

[Burimi]

© Fernando Moleres/​Panos Pictures

[Burimi i figurës në faqen 3]

© Giacomo Pirozzi/​Panos Pictures

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo