BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/08 f. 20-21
  • A duhen përdorur titujt?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A duhen përdorur titujt?
  • Zgjohuni!—2008
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nderimi nuk është miratim
  • Pavli përdorte tituj
  • Nderim relativ
  • «Unë i apelohem Cezarit!»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Pavli dëshmon me guxim para funksionarëve të lartë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • T’i ndihmojmë të tjerët që të pranojnë mesazhin e Mbretërisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Festi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Zgjohuni!—2008
g 9/08 f. 20-21

Pikëpamja e Biblës

A duhen përdorur titujt?

NË JETËN e përditshme dhe kur predikonin lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë, të krishterët e shekullit të parë takonin shumë qeveritarë, disa të një rangu më të ulët e disa të një rangu më të lartë. Me njëri-tjetrin, dishepujt e Jezuit nuk përdornin tituj për të treguar çfarë pozite a shtrese shoqërore kishin. Megjithatë, në atë kohë ishte e zakonshme që njerëzve me pushtet t’u drejtoheshin me tituj. Për perandorin romak përdorej titulli August ose ‘Lartmadhëri’.—Veprat 25:21.

A u drejtoheshin me tituj qeveritarëve dishepujt e Jezuit? Po ne, a duhet t’i përdorim titujt?

Nderimi nuk është miratim

Apostulli Pavël u dha bashkëbesimtarëve këtë këshillë: «Jepuni të gjithëve atë që u takon: . . . nderim atij që e kërkon këtë nderim.» (Romakëve 13:7) Kjo nënkuptonte edhe që t’u drejtoheshin qeveritarëve me titujt që mbanin. Gjithashtu sot, tituj si, Shkëlqesia juaj dhe I nderuar përdoren shpesh për zyrtarët e lartë. Por disa mund të pyesin: «Si mund t’i drejtohem kështu një njeriu, ndërkohë që nuk mendoj se sjellja e tij është e ndershme a e shkëlqyer?»

Ka shumë zyrtarë të lartë që i kryejnë me ndërgjegje detyrat, por ka edhe të tjerë që nuk u ngjallin besim njerëzve me veprimet e tyre. Sidoqoftë, Bibla na nxit t’u nënshtrohemi mbretërve dhe guvernatorëve «për hir të Zotërisë». (1 Pjetrit 2:13, 14) Prandaj, nëse pranojmë që Perëndia e ka lejuar një qeveritar të ketë pozitë me autoritet, kjo duhet të na nxitë të tregojmë respektin dhe nderimin e kërkuar.—Romakëve 13:1.

Në këtë çështje nuk ka të bëjë sjellja e qeveritarit. Nuk është kjo arsyeja që e nderojmë. Duke iu drejtuar me titullin e tij, nuk lëmë të kuptohet se e miratojmë sjelljen e tij. Këtë e tregon një ngjarje në jetën e apostullit Pavël.

Pavli përdorte tituj

Apostullin Pavël e arrestuan në Jerusalem mbi bazën e akuzave të rreme dhe e çuan para Feliksit, guvernatorit të Judesë. Feliksi nuk ishte aspak një qeveritar shembullor. Historiani romak Taciti shkroi se Feliksi «mendonte që mund të bënte çdo të ligë e të mos dënohej». Atij i interesonte më shumë të merrte ndonjë ryshfet sesa të vepronte me drejtësi. Gjithsesi, gjatë dy viteve që ishte i burgosur, Pavli tregoi respekt për guvernatorin. Këta dy burra bisedonin shpesh: Feliksi shpresonte të merrte para, por që s’i mori kurrë, kurse Pavli shfrytëzonte rastin për të predikuar.—Veprat 24:26.

Kur vendin e Feliksit e zuri Festi, guvernatori i ri e dëgjoi çështjen gjyqësore të Pavlit në Cezare. Që të fitonte pëlqimin e krerëve judenj, Festi sugjeroi që Pavli të gjykohej në Jerusalem. Por Pavli e dinte se atje nuk do ta gjykonin me drejtësi, dhe kështu, duke shfrytëzuar të drejtat si qytetar romak, tha: «Unë i apelohem Cezarit!»—Veprat 25:11.

Festi nuk dinte si t’ia shpjegonte Cezarit akuzat kundër Pavlit, por i erdhi në ndihmë mbreti Agripa II, i cili shkoi t’i bënte një vizitë Festit që ta përshëndeste. Agripa u interesua për çështjen. Të nesërmen, komandantët ushtarakë bashkë me burrat e shquar të qytetit e shoqëruan gjithë salltanet mbretin për në sallën e audiencës.—Veprat 25:13-23.

Kur e ftuan të fliste, Pavli në fjalët hapëse përdori titullin «mbret» dhe pranoi se Agripa i njihte mirë zakonet dhe polemikat midis judenjve. (Veprat 26:2, 3) Në atë kohë të gjithë e dinin se Agripa kishte një marrëdhënie skandaloze incesti me të motrën. Sigurisht, Pavli e dinte se Agripa kishte një nam të keq ngaqë bënte jetë imorale. Megjithatë, i tregoi nderimin që i takonte si mbret.

Kur Pavli po fliste në mbrojtje të vetes, Festi thirri: «Po luan mendsh, Pavël!» Në vend që të nxehej, Pavli u përgjigj me qetësi dhe iu drejtua guvernatorit duke e quajtur «Shkëlqesia juaj». (Veprat 26:24, 25) I tregoi respektin që meritonte pozita e tij. Sidoqoftë, nga këta shembuj ngrihet pyetja: a ka një kufi nderimi që duhet t’u tregojmë autoriteteve?

Nderim relativ

Autoriteti i qeveritarëve është relativ, siç tregohet te Romakëve 13:1 ku thuhet: «Autoritetet ekzistuese qëndrojnë në pozitat e tyre relative nga Perëndia.» Prandaj edhe nderimi që u japim përfaqësuesve të qeverisë është relativ. Jezui vuri kufirin për nderimin që duhet t’u japim të tjerëve, kur u tha dishepujve: «Mos lejoni t’ju quajnë Rabi, sepse keni vetëm një mësues, kurse ju të gjithë jeni vëllezër. Veç kësaj, mbi tokë mos quani askënd atë, sepse Ati juaj është një i vetëm, Qiellori. As mos lejoni t’ju quajnë ‘udhëheqës’, sepse keni vetëm një Udhëheqës, Krishtin.»—Mateu 23:8-10.

Pra, kur bëhet fjalë për nderimin e duhur, kufirin e përcakton ndryshimi midis titujve fetarë dhe jofetarë. Nëse autoritetet shtetërore mbajnë tituj fetarë, këshilla e Pavlit për t’i nderuar ata nuk përfshin që t’u drejtohemi me këta tituj. Kush ndjek këshillën biblike do t’i trajtojë me respekt këta qeveritarë. Gjithsesi, ndërgjegjja e stërvitur sipas Biblës nuk do ta lejojë të përdorë asnjë titull fetar, sepse ka si detyrim ‘t’i japë Perëndisë atë që i përket Perëndisë’.—Mateu 22:21, Diodati i Ri.

A DONI TË DINI?

◼ Ç’pikëpamje kishin dishepujt e Jezuit për autoritetet shtetërore?—Romakëve 13:7.

◼ A u drejtohej me tituj qeveritarëve apostulli Pavël?—Veprat 25:11; 26:2, 25.

◼ Cilët tituj nuk miratonte Jezui?—Mateu 23:8-10.

[Figura në faqet 20, 21]

Si iu drejtua Pavli Agripës?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo