BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/08 f. 4-5
  • Ku mund të gjejmë drejtim?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ku mund të gjejmë drejtim?
  • Zgjohuni!—2008
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A duhet t’i drejtohemi Perëndisë?
  • Si të kesh sukses të vërtetë në jetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Gjashtë hapa drejt suksesit si njeri
    Zgjohuni!—2008
  • Si mund të jesh i suksesshëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Mençuria e vërtetë po thërret
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Zgjohuni!—2008
g 11/08 f. 4-5

Ku mund të gjejmë drejtim?

KUSH mund të na çojë drejt suksesit të vërtetë, jo suksesit sipas pikëpamjes së zakonshme, por suksesit si njeri, ku përfshihet jeta private? Siç u përmend në artikullin e kaluar, suksesi i vërtetë duhet të përfshijë të paktën parime të shëndosha etike dhe një qëllim fisnik në jetë: gjëra që nuk varen nga fama, pasuria a pushteti.

Ku mund të gjejmë parime të shëndosha dhe përgjigjet e pyetjeve rreth qëllimit të jetës? Mos ndoshta brenda vetes? Duhet të pranojmë se, si njerëz të papërsosur priremi drejt dëshirave të gabuara që mund të na çojnë në rrugë të gabuar. (Zanafilla 8:21) Si pasojë, miliona veta vazhdojnë të rendin pas gjërave të kota që Bibla i përshkruan si «dëshirat e mishit, dëshirat e syve dhe kapardisja për t’u dukur me të mirat materiale». (1 Gjonit 2:16) Kjo nuk është rruga e suksesit të vërtetë, por është një iluzion që çon në zhgënjim dhe në palumturi. Prandaj, shumë njerëz kanë arsye të forta pse i drejtohen Krijuesit për përgjigjet e pyetjeve të thella të jetës.a

A duhet t’i drejtohemi Perëndisë?

Përse është e arsyeshme t’i drejtohemi Krijuesit tonë? Ai e di pse na krijoi dhe prandaj di edhe ç’qëllim duhet të kemi në jetë. Di edhe si na krijoi fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Kështu, Perëndia di parimet më të mira që duhet të ndjekin njerëzit në jetë. Për më tepër, Perëndia është personifikimi i dashurisë, ndaj dëshiron që ne të jemi vërtet të lumtur dhe të suksesshëm. (1 Gjonit 4:8) Ku mund ta gjejmë drejtimin e tij të dashur? Te Bibla e shenjtë, të cilën Perëndia e përgatiti duke përdorur si shkrimtarë a sekretarë rreth 40 burra.b (2 Timoteut 3:16, 17) Mirëpo, përse mund të kemi besim te drejtimi që jep ky libër?

Jezu Krishti, përfaqësuesi kryesor i Perëndisë, tha se «mençuria del e drejtë me anë të veprave të veta» ose rezultateve. (Mateu 11:19; Gjoni 7:29) Mençuria që bazohet te parimet e Perëndisë, na drejton në udhën e suksesit dhe lumturisë së përhershme​—në «gjithë udhën e asaj që është e mirë». Kurse mençuria e njerëzve që e shpërfill Perëndinë, na çon drejt zhgënjimit dhe palumturisë.​—Proverbat 2:8, 9; Jeremia 8:9.

Le të marrim periudhën e hipive që përfshiu skenën botërore gjatë viteve 1960. Duke hedhur poshtë normat dhe autoritetin e brezit të vjetër, shumë hipi, ndër të tjera, i dhanë shtysë drogës, filozofisë të jetojmë sot për sot dhe lirisë seksuale. Por, a ishte e mençur të ndiqje atë mënyrë jetese? A u dha ajo njerëzve një qëllim të vërtetë në jetë dhe norma morale që sillnin paqe të brendshme e lumturi të qëndrueshme? Historia tregon se ajo nuk i ndryshoi njerëzit për mirë, por i dha shtysë degjenerimit moral në shoqërinë njerëzore.​—2 Timoteut 3:1-5.

Ndryshe nga filozofitë e njerëzve, mençuria biblike i ka qëndruar provës së kohës. (Isaia 40:8) Teksa lexoni artikullin në vijim, do të kuptoni përse, pasi ai trajton gjashtë parime biblike që kanë ndihmuar miliona njerëz nga pothuajse të gjitha kombet, të bëhen vërtet të lumtur e të suksesshëm, pavarësisht nga gjendja ekonomike ose pozita shoqërore.

[Shënimet]

a Shih kutinë «Bindje që pengojnë suksesin e vërtetë».

b Shih numrin special të kësaj reviste të nëntorit 2007 ku trajtohet tema «A mund t’i besoni Biblës?» Artikujt e saj japin dëshmi arkeologjike, historike, shkencore etj., që provojnë se Bibla është vërtet e frymëzuar nga Perëndia.

[Kutia në faqen 5]

BINDJE QË PENGOJNË SUKSESIN E VËRTETË

Shumë njerëz thonë se nuk ka Perëndi dhe se jeta erdhi nga një evolucion pa inteligjencë. Nëse kjo pikëpamje do të ishte e vërtetë, jeta do të ishte thjesht fryt i një sërë procesesh të rastësishme kimike e biologjike, dhe përpjekjet për të gjetur qëllim dhe parime të dobishme për të gjithë do të ishin krejt të kota.

Të tjerë mendojnë se Perëndia na krijoi dhe pastaj na braktisi. Sipas kësaj pikëpamjeje jemi jetimë, pra, përsëri pa qëllim dhe norma në jetë. Mendoni për këtë: Perëndia i dha çdo kafshe mençurinë instinktive të nevojshme për të përmbushur rolin e saj në natyrë. Kështu mençuria e tij e madhe duket qartë në botën rreth nesh. A ka mundësi që po ky Krijues të na linte të ecnim qorrazi në jetë pasi na bëri? Absolutisht jo!​—Romakëve 1:19, 20.

Filozofitë ateiste i bëjnë të kota përpjekjet për një qëllim në jetë dhe për parime të dobishme për të gjithë, e kështu pengojnë të arrihet suksesi i vërtetë.

[Figura në faqen 5]

Rezultatet e mira kanë treguar se mençuria që gjejmë në Bibël është e dobishme

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo