BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/09 f. 9
  • Nofulla e brirtë e kallamarit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nofulla e brirtë e kallamarit
  • Zgjohuni!—2009
  • Material i ngjashëm
  • Organi ndriçues i kallamarit bishtcung të Havait
    Zgjohuni!—2015
  • Sqepi i tukanit
    Zgjohuni!—2009
  • Përbindëshat gjigantë të thellësive
    Zgjohuni!—2009
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 3/09 f. 9

A është projektuar?

Nofulla e brirtë e kallamarit

◼ Nofulla e brirtë e kallamarit i befason shkencëtarët. Ata pyesin: «Si ka mundësi që diçka kaq e fortë të jetë e ngjitur në një trup pa kocka? Ky bashkim materialesh a nuk do t’ia gërryente indet e për pasojë t’i sillte dhembje?»

Shqyrtoni faktet: Maja e nofullës së kallamarit është e fortë, kurse baza është e butë. Nofulla, e cila kimikisht përbëhet nga kitina, uji dhe proteinat, e ndryshon kaq gradualisht dendësinë, duke kaluar nga e butë në të fortë, saqë kallamari mund ta përdorë pa konsumuar indin.

Profesor Frank Zoku, në Universitetin e Kalifornisë, tha se studimi i nofullës së brirtë mund «të revolucionarizojë konceptin e inxhinierëve për mënyrën si të bashkojnë materialet kudo ku gjen zbatim kjo praktikë». Një ndër fushat ku mund të zbatohet, është prodhimi i protezave të gjymtyrëve. Ali Mizeresi, studiues në të njëjtin universitet, përfytyron «krijimin e një proteze të plotë, duke imituar përbërjen kimike të nofullës, kështu që nga njëra anë të ketë elasticitetin e kërces, kurse nga ana tjetër» të përbëhet nga «një material shumë i fortë dhe rezistent ndaj fërkimit».

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë nofulla e brirtë e kallamarit, dendësia e së cilës ndryshon nga maja te baza, apo është projektuar?

[Burimet e figurave në faqen 9]

© Bob Cranston/​SeaPics.com

© Richard Herrmann/​SeaPics.com

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo