BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/09 f. 28
  • Ndihmojini fëmijët ta nisin mbarë jetën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmojini fëmijët ta nisin mbarë jetën
  • Zgjohuni!—2009
  • Material i ngjashëm
  • TV: A është vjedhës i kohës?
    Zgjohuni!—2006
  • Stërvitini fëmijët që në foshnjëri
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Si të shihni televizor pa e tepruar
    Zgjohuni!—2006
  • Roli juaj si prind
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 6/09 f. 28

Ndihmojini fëmijët ta nisin mbarë jetën

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË KANADA

◼ «Televizori mund të jetë një mjet i mrekullueshëm mësimi»,—thotë një artikull në gazetën The New York Times. Megjithatë, «ndenjja pasive para ekranit për orë të tëra po i kushton trupit dhe mendjes së fëmijëve», duke u grabitur mundësitë që zhvillojnë krijimtarinë, dijen, si dhe aftësitë që nevojiten për marrëdhëniet shoqërore.

Sipas gazetës, pasi studiuan zakonet e 2.500 fëmijëve lidhur me shikimin e televizorit, studiuesit në Spitalin e Fëmijëve në Sietl, Uashington, SHBA, «zbuluan se, sa më shumë shihnin televizor fëmijët e moshës një deri trevjeçare, aq më shumë rrezikonin të kishin probleme me përqendrimin në moshën shtatëvjeçare». Këta bëheshin gjithnjë e më agresivë e të paduruar. Veç kësaj koha e përqendrimit sa vinte e zvogëlohej. Sipas dr. Xhejn M. Hilit, psikologe në fushën e arsimit, «shumë prindër me fëmijë të diagnostikuar me çrregullimin e mungesës së përqendrimit, zbuluan se ky problem u përmirësua ndjeshëm kur nuk i lanë më të shihnin televizor».

Ç’mund të bëjnë prindërit për të zvogëluar kohën që fëmijët kalojnë para televizorit? Gazeta jepte sugjerimet e mëposhtme: vini kufij se kur dhe sa mund të shohin fëmijët televizor çdo ditë. Mos e përdorni televizorin si dado, por përfshijeni fëmijën në punët e shtëpisë sa më shumë të jetë e mundur. Përzgjidhni programet që mund të shohë fëmija dhe fikeni televizorin me të mbaruar programi i zgjedhur. Sa herë të jetë e mundur, ndiqeni programin e zgjedhur me fëmijën dhe diskutoni për atë që shihni. Së fundi, kufizoni kohën që ju vetë shihni televizor.

Zhvillimi i krijimtarisë dhe i aftësive që ndihmojnë në marrëdhëniet shoqërore kërkon kohë, vendosmëri dhe vetëdisiplinë. Por për rezultatet e mira që arrihen, ia vlen barra qiranë. Këtë e tregon edhe një proverb i lashtë që thotë: «Stërvite djalin në udhën e drejtë. Edhe kur të plaket, nuk do të largohet prej saj.» (Proverbat 22:6) Pjesë e pandashme e kësaj stërvitjeje është edhe t’u mësosh fëmijëve vlerat e duhura morale.

Për t’u ngulitur fëmijëve të tyre mësime për sjelljen e mirë, Dëshmitarët e Jehovait përdorin librin e botuar prej tyre, Të mësojmë nga Mësuesi i Madh dhe kanë parë se është i efektshëm. Vërtet, komunikimi i mirë dhe vëmendja e dashur që tregojnë prindërit vitet e para të fëmijës, sjellin shpërblime që i qëndrojnë kohës. A ka gëzim më të madh për prindërit sesa të shohin që bijtë e tyre bëhen të rritur të respektuar e të përgjegjshëm?!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo