Bashkëbisedim si familje
A ishte një vendim i mirë?
Lexoni Zanafillën 39:1-23. Tani shikoni figurën dhe shkruani përgjigjet më poshtë.
1. Kush është gruaja në këtë skenë?
․․․․․
2. Kush është ky burrë?
․․․․․
3. Çfarë vendimi mori ai?
․․․․․
PËR TË DISKUTUAR:
Pse e mori atë vendim ai burrë? A vuajti për shkak të tij? A mendoni se mori vendimin e duhur dhe, nëse po, përse? Kur mund të ndodhë që të vuajmë sepse marrim një vendim për të bërë atë që është e drejtë?
ÇFARË DINI PËR MBRETIN SAUL?
4. Ç’tipare fizike të veçanta kishte Sauli?
E DHËNË: Lexoni 1 Samuelit 9:1, 2.
․․․․․
5. Pse Jehovai e hodhi poshtë Saulin?
E DHËNË: Lexoni 1 Samuelit 13:13, 14.
․․․․․
PËR TË DISKUTUAR:
Çfarë ka më shumë rëndësi sesa pamja e jashtme për Perëndinë?
E DHËNË: Lexoni 1 Samuelit 16:6, 7.
Si mund të na ndihmojë kjo të mbajmë një pikëpamje të ekuilibruar për tiparet tona fizike?
E DHËNË: Lexoni 1 Timoteut 4:8.
FËMIJË: GJENI FIGURAT
A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.
NGA KJO REVISTË
Përgjigjjuni këtyre pyetjeve dhe gjeni vargjet biblike që mungojnë.
FAQJA 4 Çfarë nxit Bibla për sa i përket punës? Eklisiastiu 3:․․․
FAQJA 7 Për çfarë duhet të punojmë? Gjoni 6:․․․
FAQJA 10 Për çfarë ka caktuar një ditë Perëndia? Veprat 17:․․․
FAQJA 28 Kur një çift martohet, çfarë bëhen? Zanafilla 2:․․․
● Përgjigjet në faqen 14
PËRGJIGJET E FAQES 31
1. Gruaja e Potifarit.
2. Jozefi.
3. Të mos shtrihej me gruan e Potifarit.
4. Sauli ishte i gjatë dhe i pashëm.
5. Sauli nuk iu bind Perëndisë.