BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/10 f. 23-25
  • «Gjallesa fluturuese më madhështore në tokë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Gjallesa fluturuese më madhështore në tokë»
  • Zgjohuni!—2010
  • Material i ngjashëm
  • Fluturimi kursimtar i albatrosit endacak
    Zgjohuni!—2013
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2014
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2013
  • Rritin të vegjlit e tyre në natyrë
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—2010
g 7/10 f. 23-25

«Gjallesa fluturuese më madhështore në tokë»

ALBATROSI është përshkruar me të drejtë si «gjallesa fluturuese më madhështore në tokë». Me një hapje krahësh prej tre metrash, ky zog, më i madhi ndër zogjtë detarë, arrin shpejtësinë më shumë se 115 kilometra në orë. Albatrosi mund të duket i ngathët në tokë, por në qiell duket madhështor.

Nga afro 20 llojet e njohura të albatrosit, rreth 15 mund të gjenden në ujërat e oqeanit përreth Zelandës së Re. Kepi i Tajaroas, që ndodhet në gadishullin e Otagos, në jug të Zelandës së Re, është i vetmi vend në Hemisferën Jugore ku shumohet albatrosi.

Atje albatrosi mbretëror i veriut fillon të shumohet pas gjashtë deri dhjetë vjetësh. Shumimi vazhdon gjatë gjithë jetës së tij, që mund të jetë mjaft e gjatë. Nga sa dihet, disa prej këtyre zogjve kanë jetuar më shumë se gjysmë shekulli. Albatrosi bën një vezë​—një vit po, një vit jo​—dhe vitin që nuk bën vezë e kalon në det. Zakonisht, zogu qëndron me të njëjtin partner për gjithë jetën.

Si mashkulli, edhe femra punojnë bashkë për të ngritur çerdhen, që e fillojnë në shtator. Pastaj, në nëntor, femra bën një vezë që mund të peshojë deri gjysmë kilogrami. Për rreth 80 ditë, prindërit e ngrohin vezën me radhë deri në fillim të shkurtit kur del zogu. Pas kësaj, prindërit e ruajnë dhe e ushqejnë me radhë zogun me peshq dhe kallamarë që ia kanë zbutur duke e përtypur vetë. Kur është gjashtë muajsh, zogu mund të peshojë 12 kilogramë​​—shumë më tepër se një albatros i rritur.

Gati një vit më vonë, prindërit largohen nga kepi i Tajaroas për të kaluar një vit në det para se të kthehen përsëri për të ngrohur vezën tjetër. Ndërkohë, fëmija i tyre, tashmë i dobësuar dhe i veshur plotësisht me pupla, ka mësuar mes vështirësive dhe ngulmimit të shtrijë krahët dhe të niset fluturimthi në qiell të hapur. Për ku? Për në oqean, ku albatrosi i ri do të kalojë disa nga vitet e para. Kur të bëhet adoleshent, albatrosi do të kthehet në kepin e Tajaroas. Atje, ndërsa zogjtë e mëdhenj ndërtojnë çerdhe dhe shumohen, albatrosi i ri do ta kalojë kohën duke pispillosur puplat, duke luajtur dhe duke u mburrur me zotësinë e tij në fluturim.

[Kutia në faqen 25]

VIZITË NË KOLONINË E ALBATROSIT MBRETËROR

Që kur isha i vogël, më tërhiqnin shumë tregimet me albatros, prandaj mezi prisja të vizitoja koloninë e albatrosit mbretëror. Atë ditë frynte erë dhe, kur unë e një shoqe u afruam, i ngulëm sytë drejt qiellit që të shihnim shfaqjen ajrore për të cilën kishim ardhur. Nuk u zhgënjyem. Kur i pamë duke fluturuar, ngelëm gojëhapur nga ky specialist legjendar i fluturimit.

Gjatë kthimit, u bashkuam me një grup vizitorësh për të dëgjuar shpjegimet e ciceronit për një orë. Me anë të imazheve, ekspozitës dhe videove, mësuam se albatrosi mbretëror i veriut mund të jetojë për një kohë të gjatë në det, madje mund të flejë mbi ujë. Qoftë në ujë, qoftë në ajër, ky zog i mahnitshëm është vërtet një mrekulli​​—një arsye tjetër për t’i dhënë lavdi atij që ‘krijoi gjithçka’, Perëndisë Jehova.​​—Zbulesa 4:​11.

[Figura në faqen 24]

Të dy prindërit e ruajnë dhe e ushqejnë me radhë zogun, i cili mund të peshojë 12 kilogramë kur është gjashtë muajsh

[Figura në faqet 24, 25]

Kepi i Tajaroas, shtëpia e albatrosit mbretëror të veriut

[Figura në faqen 24]

Albatrosi mbretëror i veriut mund të jetojë për një kohë të gjatë në det, madje mund të flejë mbi ujë

[Burimet e figurave në faqen 23]

Sipër: © David Wall/Alamy; poshtë: © Kim Westerskov/Alamy

[Burimet e figurave në faqen 25]

Në sfond: © davidwallphoto.com; faqja 24, sipër: Tui De Roy/Roving Tortoise Photos; faqja 24, poshtë: me mirësjellje nga Diarmuid Toman; faqja 25, albatrosi në fluturim: © Naturfoto-Online/Wolfgang Bittmann

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo