BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/10 f. 30
  • Syri i fluturës së natës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Syri i fluturës së natës
  • Zgjohuni!—2010
  • Material i ngjashëm
  • Kur dashuria është e verbër
    Zgjohuni!—2000
  • Dëgjimi tejet i mprehtë i molës së madhe të hojeve
    Zgjohuni!—2015
  • Cili është kuptimi i ligjit «sy për sy»?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Mençuri për syrin
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Zgjohuni!—2010
g 7/10 f. 30

A është projektuar?

Syri i fluturës së natës

● Siç tregon edhe emri i tyre, shumica e fluturave të natës fluturojnë kryesisht natën. Disa gjallesa të natës duken nga ndriçimi i syve nën efektin e dritës. Kurse flutura e natës ka një mënyrë për t’u fshehur. Kornea e syrit të saj pasqyron shumë pak nën efektin e dritës.

Shqyrtoni faktet: Syri i fluturës së natës ka një kornea të pazakontë. Ajo përbëhet nga një radhë gungash mikroskopike, të organizuara në forma gjashtëkëndore. Sipas Peng Jiangut, asistent profesor i inxhinierisë kimike në Universitetin e Floridës, SHBA, këto gunga janë «më të vogla se gjatësia e valëve të dritës së dukshme». Format dhe përmasat e këtyre radhëve bëjnë të mundur që syri i kësaj fluture ta mbajë të fshehur dritën që vjen nga kënde dhe gjatësi vale të ndryshme. Gungat e vockla janë vetëm 200 deri 300 nanometra të lartë. Sa për të krijuar një ide, gjerësia e një fije floku është rreth 80.000 nanometra.

Inxhinierët mendojnë se po të kenë kuptueshmëri më të thellë për kornenë e fluturës së natës, do të arrijnë të përmirësojnë projektin e diodave që çlirojnë dritë (LED-ët) dhe të ekraneve me kristale të lëngshme (LCD-të) që përdoren gjerësisht për pajisjet elektronike. Projekti i syrit të kësaj fluture mund të zbatohet edhe për energjinë diellore. Panelet diellore me silikon mund të pasqyrojnë gati 35 për qind të dritës, dhe kjo është goxha humbje e energjisë diellore. Por, duke imituar gungat e radhitura mirë të syrit të fluturës së natës, Jiangu dhe bashkëpunëtorët e tij prodhuan një silikon që pasqyronte më pak se 3 për qind të dritës. «Mund të mësojmë jashtë mase nga këto projekte të natyrës»,—përfundon Jiangu.

Si mendoni? A erdhi rastësisht ndërtimi mikroskopik antipasqyrues i syrit të fluturës së natës, apo është krijuar?

[Figura në faqen 30]

Syri i fluturës së natës ka një kornea që përbëhet nga një radhë gungash mikroskopike, të organizuara në forma gjashtëkëndore

[Figurat në faqen 30]

Shtresë silikoni me radhë antipasqyruese që përdoret për panelet diellore

[Burimet e figurave në faqen 30]

Syri i fluturës së natës i zmadhuar: me mirësjellje nga Dartmouth Electron Microscope Facility; shtresa e silikonit e zmadhuar: me mirësjellje nga Peng Jiangu

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo