A është projektuar?
Flagjeli i baktereve
● Edhe me mikroskop të fuqishëm duket fare i vockël dhe i parëndësishëm, por e kanë krahasuar me një motor varke të fuqishëm. Çfarë është flagjeli i baktereve?
Ka lloj-lloj flagjelesh, por më i studiuari ndër ta ka të ngjarë të jetë flagjeli (nga latinishtja, «kamxhiku») i baktereve. Ai është i fiksuar në murin qelizor të bakterit dhe, kur rrotullohet, mikroorganizmi lëviz para, ndalet, shkon mbrapa ose ndërron drejtim. Mendohet se rreth gjysma e baktereve që njihen, janë të pajisura me flagjele të llojeve të ndryshme.
ADN-ja e bakterit ose mikroorganizmit përmban «projektet» e flagjelit dhe të njësisë që prodhon forcën shtytëse. Së bashku, ato përbëhen nga afro 40 proteina, që mund të krahasohen me pjesët e një motori. Sa mahnitesh kur mendon se vetëndërtohen brenda 20 minutash!
Në botimin The Evolution Controversy thuhet: «Flagjeli i bakterit ka një motor rotativ që rrotullohet me shpejtësi 6.000-17.000 rrot/min. Ç’është më e çuditshmja, ai mund të ndryshojë drejtim brenda një çerek rrotullimi, e pastaj të rrotullohet në kahun e kundërt me shpejtësi 17.000 rrot/min.» Revista New Scientist e quan flagjelin e bakterit «shembull të shkëlqyer të një sistemi molekular kompleks, një nanomakineri të ndërlikuar që lë në hije mjeshtërinë e çdo inxhinieri».
Shkencëtarët habiten që flagjeli i vockël i baktereve vetëmontohet dhe i vë 40 pjesët në rendin e saktë që të lidhen siç duhet me njëra-tjetrën e të funksionojnë mirë.
Si mendoni? A erdhi në ekzistencë rastësisht flagjeli i baktereve apo është projektuar?
[Diagrami dhe figura në faqen 24]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
Rotor
Rakorder
Nyjëtim universal
Helikë
Flagjele
[Figura]
Pamje e zmadhuar e bakterit
[Burimet]
Figura e vogël e bakterit: © Scientifica/Visuals Unlimited, Inc.; figura e flagjelit: me mirësjellje nga www.arn.org