BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/12 f. 5-6
  • 2 Mëso të komunikosh mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 2 Mëso të komunikosh mirë
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • Prindër, fëmijë—Komunikoni me dashuri!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Sfidat e shumta të prindërve të vetëm
    Zgjohuni!—2002
  • Familjet me një prind mund t’ia dalin mbanë!
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Një prind i vetëm, por jo i vetmuar
    Zgjohuni!—2002
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 11/12 f. 5-6

2 Mëso të komunikosh mirë

«Kam mësuar të dëgjoj e të dëgjoj, pavarësisht se sa e lodhur jam.»​—MIRANDA, AFRIKA E JUGUT.

Vështirësia.

«Vështirësia ime është jo thjesht të jem me time bijë, por të përfshihem mendërisht dhe emocionalisht, me gjithë lodhjen dhe një mal me punë të tjera që më presin»,—thotë Kristina.

Sugjerime.

Krijo ambientin për komunikim të çlirët. «Mundohem të jem unë vetë shembull dhe fëmijët hapen me mua,—thotë Elizabeta, një nënë me pesë fëmijë.—Veç kësaj, i nxis të flasin me njëri-tjetrin e të mos shkojnë kurrë në shtrat të zemëruar me motrën a vëllanë. Për më tepër, ata e dinë se nuk i lejoj që, nga inati, të mos i flasin me gojë njëri-tjetrit.»

Vërua veshin fëmijëve kur flasin. Liana shkruan: «Kur ishte i vogël, tim biri s’i pushonte goja si gjinkallë dhe shpesh s’ia vija veshin. Pastaj, në moshën e adoleshencës nuk fliste më dhe kuptova se kisha bërë një gabim të madh. U përpoqa shumë​—madje më tepër se ç’duhet—​që ta shembja murin. I kërkova mendim një plaku në kongregacion. Ai më sugjeroi ta merrja me qetësi e t’ua çelja gradualisht rrugën bisedave me tim bir. Ashtu bëra, dhe pak nga pak gjërat u përmirësuan.»

Ki durim. Ka «një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur»,—thuhet tek Eklisiastiu 3:7. Dulse, një nënë me tre fëmijë, thotë: «Kur fëmijët s’kishin qejf të hapeshin, i siguroja se më kishin aty kur të ndiheshin gati.» Po, në vend se t’i detyrosh të flasin, inkurajoji me ngrohtësi e durim të shprehen. Këtë gjë sugjeron edhe Bibla. «Mendimet e njeriut janë si uji në një pus të thellë, por kush ka gjykim të thellë, mund t’i nxjerrë jashtë.»​—Proverbat 20:5, Good News Translation.

Ji ‘i shpejtë në të dëgjuar, mos u nxito në të folur’. (Jakovi 1:19) Lizana, e përmendur në artikullin e mëparshëm, thotë: «Mësova të kafshoja gjuhën kur fëmijët vinin të më flisnin për ndonjë problem. Gjithashtu, mësova të mos nxitoja të jepja këshilla, por të flisja me qetësi kur më mërzitnin.» Lisa, nënë e dy djemve, shkruan: «Jo gjithmonë kam qenë dëgjuese shembullore. Ndonjëherë, problemet e djemve më dukeshin çikërrima, prandaj duhej të mësoja të isha më e kuptueshme.»

«Fjala juaj të jetë gjithnjë me hir.» (Kolosianëve 4:6) «Që të mos pengoja komunikimin, e detyroja veten të isha sa më e qetë dhe gjakftohtë edhe kur nxirrnin kokë gjëra serioze»,—thotë Liana.

Nëse nuk përpiqesh të ruash gjakftohtësinë e bërtet, vetëm sa i keqëson gjërat. (Efesianëve 4:31) Për shembull, duke i bërtitur fëmijës, mund të ndrydhësh komunikimin e të krijosh më shumë probleme që nesër mund të ndikojnë në sjelljen e tyre. «Fëmija është si guaska,—thotë Hajdi, që ka një vajzë adoleshente.—Nëse nxjerr fjalë të buta e të dashura, do të çelet. Nëse i bërtet dhe e bën të ndihet keq, guaska mbyllet dhe komunikimi merr fund. Që të mos e harroj këtë, kam vënë figurën e një guaske të hapur në derën e frigoriferit.»

Njihi mirë fëmijët. «Dy djemtë e mi ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri,—thotë Jasmina e përmendur më lart.—Njëri është llafazan, tjetri gojëkyçur. Me atë që është i rezervuar, kam mësuar të mos hyj drejt e në temë. Përkundrazi, flas me të kur merremi me diçka, si kur bëjmë ndonjë lojë ose kur ai shprehet për ndonjë gjë që i pëlqen. Kur bën gjëra që i ka qejf, me takt e pyes çfarë mendon për diçka.»

Po nëse një djalë ndihet në siklet të hapet me nënën për disa gjëra personale, si në rastin e djalit adoleshent të Misaos? «Ti s’më kupton fare»,—i tha ai. Ajo kërkoi ndihmë nga një njeri i pjekur dhe i besuar në kongregacionin e saj. Misaoja thotë: «Ai është bërë këshilltari i tim biri e tani zemra e djalit është e qetë.»

Mos e ngatërro rolin e prindit me të shokut. «E ktheva vajzën time adoleshente në shoqen time të besuar,—thotë Ivona, nënë e dy fëmijëve.—E dija që nuk duhej, por rashë në atë kurth dhe duhej ta ndreqja gabimin.» Megjithëse do që të kesh një raport të ngrohtë me fëmijën, mos harro se ti je prindi, një figurë me autoritet. Kur ruan dinjitetin dhe tregon pjekuri e qëndrueshmëri, ia bën më të lehtë fëmijës të respektojë pozitën tënde si prind e të ndjekë urdhrin e Biblës: «Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj.»​—Efesianëve 6:1, 2.

‘Duajini fëmijët.’ (Titit 2:4) Fëmijët kanë nevojë për dashuri po aq sa kanë nevojë të hanë e të pinë. Prandaj, siguroji rregullisht me fjalë e me vepra se i do. Kështu, jo vetëm do të ndihen më të sigurt, por edhe do të duan të flasin me ty dhe të të binden.

A mund ta ndihmosh një prind të vetëm?

Maki, një nënë e vetme me dy fëmijë, shkruan: «Ka pasur raste që, kur jam kthyer nga puna aq e lodhur sa s’më mbanin këmbët, kam gjetur te dera diçka për të ngrënë dhe një kartolinë. Njëherë, në një kartolinë shkruhej: ‘Mirë se u ktheve në shtëpi! Duhet të jesh lodhur.’ M’u mbushën sytë me lot dhe falënderova Perëndinë.» Nëse njeh një prind të vetëm që rropatet të kujdeset për fëmijët, do të ishte mirë ta lavdëroje për sakrificat që bën dhe t’i tregoje se je gati ta ndihmosh kur mundesh.a Për shembull, thuaji se je gati t’i mbash fëmijët ose t’i çosh në shkollë.

Prindërit e vetëm shpesh luftojnë me vetminë. Ndaj do të ishte mirë që me raste si familje të ftonit një familje me një prind të vetëm të hani diçka ose të dilni për qejf. Familjet me një prind kanë nevojë për një zgjerim të familjes së tyre dhe ti mund të kontribuosh për të plotësuar këtë nevojë. Veç kësaj, nëse familja jote ka baba, fëmijët e një nëne të vetme do të nxirrnin shumë dobi nga modeli i një babai të mirë.

Këtu mund të shënosh emrat e prindërve të vetëm që njeh dhe të diskutosh me familjen se ç’mund të bëni për t’i ndihmuar.

a Meqë pjesa më e madhe e prindërve të vetëm janë gra, kjo seri artikujsh i referohet më shumë gjinisë femërore.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo