BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/13 f. 12-13
  • Kiri i Madh

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kiri i Madh
  • Zgjohuni!—2013
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SI E PUSHTOI KIRI BABILONINË
  • PARASHIKIME MBRESËLËNËSE
  • ÇLIRIM FALË NJË MREKULLIE
  • PSE DUHET TË TË INTERESOJË?
  • Kiri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Populli i Perëndisë largohet nga Babilonia
    Libri im i tregimeve biblike
  • Një libër që mund t’i besosh​—Pjesa IV
    Zgjohuni!—2011
  • Jehovai​—«Një Perëndi i drejtë dhe Shpëtimtar»
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
Shih më tepër
Zgjohuni!—2013
g 5/13 f. 12-13

Varri i Kirit

PORTRETE NGA E KALUARA

Kiri i Madh

Sipas kalendarit të sotëm, natën e 5-6 tetorit të vitit 539 p.e.s., Babilonisë, kryeqytetit të Perandorisë Babilonase, i ndodhi ajo që dukej e pamundur. Atë natë historike, qytetin e pushtoi ushtria e medëve dhe persëve, nën komandën e mbretit pers Kir, të njohur edhe si Kiri i Madh. Strategjia e tij ishte gjeniale.

SI E PUSHTOI KIRI BABILONINË

«Kur Kiri vendosi ta pushtonte, Babilonia ishte qyteti më i madhërishëm i Lindjes së Mesme, e ndoshta i gjithë qyteteve të botës»,—thuhet në librin Ancient World Leaders—Cyrus the Great. Lumi Eufrat rridhte përmes Babilonisë. Gjithashtu, ujërat e tij mbushnin hendeqet përreth mureve masive të qytetit—një sistem mbrojtës falë të cilit qyteti dukej i pamposhtshëm.

Në rrjedhën e sipërme të Eufratit, afër Babilonisë, ushtarët e Kirit i ndërruan drejtimin lumit, e kështu niveli i ujit brenda qytetit ra. Pastaj, çanë nëpër lumë, arritën te portat e qytetit që ishin lënë hapur dhe e morën Babiloninë pa hasur shumë qëndresë. Sipas Herodotit dhe Ksenofonit, historianë grekë, babilonasit ndiheshin aq të sigurt brenda qytetit të mbrojtur sa natën e sulmit, shumë po festonin, e ndër ta edhe mbreti. (Shiko kutinë «Shkrimi është shfaqur në mur».) Veç kësaj, fitorja e Kirit plotësoi disa profeci biblike mbresëlënëse.

Pushtimi i Babilonisë nga Kiri u paratha në Bibël

PARASHIKIME MBRESËLËNËSE

Profecitë e Isaisë kanë rëndësi të veçantë, sepse u shkruan rreth 200 vjet para se të ndodhnin ngjarjet​—mbase 150 vjet para lindjes së Kirit. Ja disa profeci:

  • Një burrë me emrin Kir do të pushtonte Babiloninë dhe do të çlironte judenjtë.​—Isaia 44:28; 45:1.

  • Lumi Eufrat do të thahej, duke i hapur rrugën ushtrisë së Kirit.​—Isaia 44:27.

  • Portat e qytetit do të liheshin hapur.​—Isaia 45:1.

  • Luftëtarët e Babilonisë ‘do të reshtnin së luftuari’.​—Jeremia 51:30; Isaia 13:1, 7.

ÇLIRIM FALË NJË MREKULLIE

Më parë, në vitin 607 p.e.s., ushtria babilonase rrafshoi Jerusalemin dhe çoi në mërgim shumicën e të mbijetuarve. Sa kohë do të mbaheshin judenjtë atje? Perëndia tha: «Kur të jenë mbushur shtatëdhjetë vjet, do t’i kërkoj llogari mbretit të Babilonisë dhe atij kombi . . . dhe do ta bëj shkreti brez pas brezi.»​—Jeremia 25:12.

Siç u përmend, Kiri e pushtoi Babiloninë më 539 p.e.s. Pak pas kësaj, la të lirë judenjtë, që filluan të ktheheshin në atdhe më 537 p.e.s.​—fiks 70 vjet pasi i syrgjynosën. (Ezdra 1:1-4) Kurse Babilonia me kalimin e kohës u bë «shkreti», duke vërtetuar edhe një herë saktësinë e profecive të Biblës.

PSE DUHET TË TË INTERESOJË?

Mendo pak: Bibla paratha (1) mërgimin 70-vjeçar të judenjve, (2) pushtimin e Babilonisë nga Kiri bashkë me aspektet kryesore të strategjisë së tij dhe (3) shkretimin përfundimtar të Babilonisë. Kjo njohuri që më përpara, nuk kishte si të vinte thjesht nga njerëzit. Një përfundim më logjik është ky: «Profecia nuk ka ardhur kurrë nga vullneti i njeriut, por njerëzit kanë thënë atë që erdhi nga Perëndia.» (2 Pjetrit 1:21) Pa dyshim, ia vlen t’i kushtojmë vëmendje Biblës.

FAKTE SHKURT

  • Mendohet se Kiri lindi rreth vitit 600 p.e.s. Vdiq në betejë rreth vitit 530 p.e.s.

  • Varri i Kirit gjendet edhe sot në Pasargadë, qytet i Persisë së lashtë që e themeloi Kiri e që tani është vend arkeologjik në Iran.

  • Cilindri i Kirit

    Cilindri i Kirit, një dokument argjile 23 centimetra i gjatë, përkujton fitoren e Kirit mbi Babiloninë dhe çlirimin e mërgimtarëve, ndër të cilët edhe judenjtë. Ky cilindër është quajtur «një nga zbulimet më të rëndësishme të arkeologjisë biblike».

  • Edhe sot e kësaj dite, populli pers e ngre në piedestal Kirin.

«SHKRIMI ËSHTË SHFAQUR NË MUR»

Natën e sulmit të befasishëm të Kirit, mbreti babilonas Belshazar ishte shtruar në gosti me «një mijë nga fisnikët e tij» kur, me anë të një mrekullie, u shfaq një dorë. Para të gjithëve, në suvanë e murit të pallatit, dora shkroi «MENE, MENE, TEKEL dhe PARSIN».a​—Danieli 5:1, 5, 25.

Profeti Daniel ia interpretoi gjëegjëzën Belshazarit të tmerruar. Me pak fjalë, Danieli i tha mbretit se mbretëria e tij ‘kishte marrë fund’, se ai ishte «peshuar në kandar» e kishte dalë mangët, dhe se Babilonia u ishte «dhënë medëve dhe persëve». (Danieli 5:26-28) Çdo fjalë doli e vërtetë. Sot e kësaj dite, në disa gjuhë shprehja «shkrimi është shfaqur në mur» do të thotë se po kanoset një gjëmë a katastrofë.

a Këto terma tregojnë pesha monetare. Për një shpjegim të hollësishëm, shiko kapitullin 7 të librit Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo