BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/14 f. 16
  • Llambushka e xixëllonjës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Llambushka e xixëllonjës
  • Zgjohuni!—2014
  • Material i ngjashëm
  • Drita e ftohtë e xixëllonjës
    Zgjohuni!—2010
  • Si ta përdorësh kohën me mençuri?
    Zgjohuni!—2014
  • Krahu i fluturës
    Zgjohuni!—2014
  • Lëkura e peshkaqenit
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 2/14 f. 16
Një xixëllonjë Photuris

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Llambushka e xixëllonjës

LLAMBUSHKA ose organi ndriçues i një xixëllonje të veçantë e gjinisë Photuris mbulohet nga një shtresë luspore që rrit tmerrësisht intensitetin e dritës së prodhuar nga ky insekt.a

Luspat e valëzuara

Luspat e valëzuara

Shqyrto faktet: Studiuesit kanë zbuluar se luspat e vockla mbi sipërfaqen ndriçuese të disa xixëllonjave formojnë një shtresë të valëzuar, të ngjashme me tjegullat e vendosura mbi njëra-tjetrën. Në njërën anë, luspat janë të pjerrëta vetëm 3 mikrometra, më pak se një e njëzeta e trashësisë së fijes së flokut të njeriut. Pikërisht kjo pjerrësi e vockël bën të mundur që drita e xixëllonjës të jetë afro 50 për qind më e fortë sesa po të formonin luspat një sipërfaqe të njëtrajtshme!

A mund të imitohet ky model për t’i bërë edhe më të efektshme diodat ndriçuese (LED-ët) që përdoren në pajisjet elektronike? Për ta vërtetuar, shkencëtarët i veshën diodat me një shtresë të valëzuar të ngjashme me shtresën e llambushkës së xixëllonjës. Cili ishte rezultati? Ato bën 55 për qind më shumë dritë. Fizikania Anika Bei thotë: «Gjëja më e rëndësishme e punës sonë është se sa shumë mësojmë nga studimi i kujdesshëm i natyrës.»

Si mendon? A erdhi me evolucion llambushka e xixëllonjës Photuris? Apo është projektuar?

a Shkencëtarët nuk i kanë studiuar të gjitha llojet e kësaj xixëllonje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo