BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/14 f. 7
  • 1 Sepse gjërat ndryshojnë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1 Sepse gjërat ndryshojnë
  • Zgjohuni!—2014
  • Material i ngjashëm
  • Pse të mos i jap fund?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • 4 | Ruaj shpresën
    Zgjohuni!—2022
  • Dua të vdes: A mund të marr forcë nga Bibla që të luftoj mendimin për të vrarë veten?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Si t’i përballosh ndryshimet?
    Zgjohuni!—2016
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 4/14 f. 7

TEMA KRYESORE | JO VETËVRASJES!

1 Sepse gjërat ndryshojnë

«Jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por jo aq ngushtë sa të mos lëvizim; jemi ndërdyshas, por jo fare pa rrugëdalje.»​—2 KORINTASVE 4:8.

Vetëvrasja është quajtur «një zgjidhje e përhershme e një problemi të përkohshëm». Sado e vështirë të jetë për t’u besuar, një rrethanë stresuese​—edhe ajo që duket se nuk varet nga ti—​mund të jetë e përkohshme. Madje mund të ndryshojë papritur për mirë.​—Shih kutinë «Rrethanat e tyre ndryshuan».

Edhe nëse nuk ndryshon, është më mirë që ta trajtosh problemin çdo ditë nga pak. Jezui tha: «Mos jini kurrë në ankth për të nesërmen, sepse e nesërmja do të ketë ankthet e veta. Secilës ditë i mjafton e keqja e vet.»​—Mateu 6:34.

Po nëse rrethana nuk mund të ndryshojë? Për shembull, mund të kesh një sëmundje kronike. Ose ndoshta dëshpërimi yt vjen nga një situatë e pashpresë, si prishja e një martese ose vdekja e një të afërmi të dashur.

Edhe në raste të tilla, ka diçka që mund të ndryshosh: pikëpamjen tënde për situatën. Duke mësuar ta pranosh atë që s’mund ta ndryshosh, ka më shumë të ngjarë të bëhesh më i prirur t’i shohësh gjërat nga një këndvështrim më pozitiv. (Proverbat 15:15) Gjithashtu, do të jesh më i prirur të kërkosh mënyra për ta përballuar situatën dhe jo mënyra drastike për t’i dhënë fund jetës. Cili do të jetë rezultati? Do të fillosh të kesh deri diku nën kontroll situata që mund të duken të pakontrollueshme.​—Jobi 2:10.

MOS HARRO: Nuk mund ta ngjitësh një mal vetëm me një hap; megjithatë mund ta ngjitësh hap pas hapi. E njëjta gjë vlen me shumicën e pengesave që has, nuk ka rëndësi nëse mund të duken të pakapërcyeshme sa një mal.

ÇFARË MUND TË BËSH SOT: Fol me dikë për atë që po kalon, ndoshta me një mik ose me një pjesëtar të familjes. Ai mund të të ndihmojë t’i shohësh gjërat në mënyrë më të ekuilibruar.​—Proverbat 11:14.

RRETHANAT E TYRE NDRYSHUAN

Mendo për katër njerëz besnikë të përmendur në Bibël që vuajtën nga dëshpërimi deri në atë pikë sa donin t’i jepnin fund jetës.

  • Rebeka: «Nëse më duhet të vuaj kështu, atëherë kot që të rroj!»​—Zanafilla 25:22.

  • Moisiu: «Të lutem më vra fare, . . . mos më lër të shoh të zezën time.»​—Numrat 11:15.

  • Elija: «Merrma shpirtin, sepse unë nuk jam më i mirë se paraardhësit e mi.»​—1 Mbretërve 19:4.

  • Jobi: «Pse nuk vdiqa që në bark të nënës?!»​—Jobi 3:11.

Nëse lexon tregimet biblike për këto personazhe, do të shohësh se rrethanat e tyre ndryshuan për mirë, dhe në mënyra që as mund ta parashikonin. E njëjta gjë mund të vlejë edhe për ty. (Eklisiastiu 11:6) Mos u dorëzo!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo