BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/14 f. 8-9
  • Si të tregoj mirësjellje me mesazhet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të tregoj mirësjellje me mesazhet?
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VËSHTIRËSIA
  • Çfarë duhet të di për mesazhet?
    Të rinjtë pyesin
  • A kanë rëndësi normat e mirësjelljes?
    Të rinjtë pyesin
  • Shoqëri apo dashuri?—Pjesa 1: Çfarë sinjalesh po më dërgon?
    Të rinjtë pyesin
  • Si të bësh miq të vërtetë?
    Zgjohuni!—2016
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 7/14 f. 8-9
Një djalë që po dërgon mesazh gjatë një vakti me familjen

NDIHMË PËR FAMILJEN | TË RINJTË

Si të tregoj mirësjellje me mesazhet?

VËSHTIRËSIA

Je duke folur ballë për ballë me një shok, dhe të vjen një mesazh në telefon. Çfarë duhet të bësh?

  1. Të lexosh mesazhin ndërkohë që flet me shokun.

  2. T’i thuash shokut «më fal pak» dhe të lexosh mesazhin.

  3. Të mos e lexosh mesazhin dhe të vazhdosh të flasësh me shokun.

A ka rëndësi çfarë zgjedh të bësh? Përgjigjja është po!

ÇFARË DUHET TË DISH?

T’i shkruash mesazh një shoku ndërkohë që flet me një tjetër, është si të luash një sport të preferuar pa iu përmbajtur rregullave të lojës. «Por, i kam shokë»,—mund të thuash. Kjo është një arsye më shumë për të treguar mirësjellje. Jo se tani duhet të tregohesh i ngurtë dhe formal, por e vërteta është kjo: nëse tregohesh i pasjellshëm me shokët, herët a vonë, ata nuk do të jenë më shokë me ty.

Pse vallë? Sepse njerëzve nuk u pëlqen t’i trajtojnë pa respekt. Një vajzë që quhet Beti a, thotë: «Është e bezdisshme kur flet me një shok ose shoqe që kontrollon orë e çast telefonin, sikur të jetë duke pritur diçka më të mirë.» Për sa kohë mendon se do ta mbajë Beti një shoqe të tillë?

Për sa i përket mirësjelljes në përdorimin e celularit, shikoji edhe një herë përgjigjet te pjesa «Vështirësia». Cilën mundësi do të zgjidhje? Ka të ngjarë ta kuptosh se mundësia A është e pasjellshme. Çfarë mendon për mundësitë B dhe C? A është e pasjellshme ta ndërpresësh bisedën thjesht për të lexuar mesazhin? Apo mendon se e pasjellshme është ta shpërfillësh mesazhin dhe të vazhdosh bisedën?

Siç e sheh, mirësjellja mund të bëhet çështje e ndërlikuar. Megjithatë, Bibla të ndihmon në këtë drejtim. Ajo thotë: «Ashtu si dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, njësoj bëni edhe ju për ta.» (Luka 6:31) Mund ta zbatosh këtë këshillë për dërgimin e mesazheve. Si?

ÇFARË MUND TË BËSH?

Dërgo mesazhe vetëm në momente të përshtatshme. Një i ri me emrin Riçard thotë: «Nganjëherë, më dërgojnë mesazhe natën vonë. Nuk i dërgojnë për ndonjë gjë të rëndësishme, dhe përveç kësaj, më nxjerrin gjumin.» Pyet veten: «A u dërgoj të tjerëve mesazhe kur mund të jenë duke u çlodhur?»​—Parimi biblik: Eklisiastiu 3:1.

Kushtoji rëndësi tonit. Komunikimi arrihet me anë të fjalëve, intonacionit, shprehjeve të fytyrës dhe gjesteve. Fatkeqësisht, shumica e këtyre elementeve mungojnë kur shkruan një mesazh. Prandaj, si mund ta kompensosh këtë? «Trego mirësjelljen që tregojmë zakonisht,—sugjeron një e re me emrin Xhasmina.—Pyet ‘si je?’ dhe përdor fjalë, si ‘të lutem’ dhe ‘faleminderit’.»​—Parimi biblik: Kolosianëve 4:6.

Trego aftësi dalluese. Shikoji sërish përgjigjet te pjesa «Vështirësia». Nëse po pret një mesazh të rëndësishëm, mund të jetë e nevojshme të shkëputesh me mirësjellje nga biseda. Megjithatë, shpeshherë, mesazhi mund të presë. «Telefonin aty e ke edhe pasi shoku të mbarojë së foluri, por shoku mund të ketë ikur kur të kesh mbaruar së shkruari mesazhin»,—thotë Emi 17-vjeçare. Të njëjtën aftësi dalluese mund të përdorësh edhe kur je në shoqërinë e disa vetave. Xhejni 18-vjeçare thotë: «Mos shkruaj mesazhe gjithë kohën. Kjo do të ishte sikur t’u thoshe ‘nuk dua t’ia di për shoqërinë tuaj; do të doja të isha diku tjetër’.»

Mendo para se ta dërgosh mesazhin. Mos do të keqkuptohet? Nëse përdor simbole, a do të të ndihmojnë të përcjellësh idenë e duhur? Ambra 21-vjeçare thotë: «Nëse po bën shaka për diçka, vendos një buzëqeshje në mesazh. Njerëzit mund të lëndohen, madje, kjo mund të çojë edhe në grindje, sepse ata e marrin seriozisht diçka që ti e dërgon pa të keq.»​—Parimi biblik: Proverbat 12:18.

Qartë, të tregosh mirësjellje në përdorimin e celularit, është e rëndësishme.

Për të menduar: Mirësjellja bazohet në dashuri. Si shfaqet kjo cilësi? Bibla thotë: «Dashuria është shpirtgjerë dhe mirëdashëse. Dashuria nuk është xheloze, nuk mbahet me të madh, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon interesat e veta, nuk provokohet.» (1 Korintasve 13:4, 5) Cilin aspekt të dashurisë ke nevojë të përmirësosh?

a Disa emra në këtë artikull janë ndryshuar.

SHKRIME KYÇE

  • «Për çdo gjë ka një kohë të caktuar.»​—Eklisiastiu 3:1.

  • «Fjala juaj të jetë gjithnjë me hir dhe e ndrequr me kripë.»​—Kolosianëve 4:6.

  • «Ka nga ata që flasin pa u menduar si me goditje shpate.»​—Proverbat 12:18.

Elena

ELENA

«Të rinjtë priren që në mesazhe të shkruajnë fjalë me dy kuptime, me mendimin se në fakt nuk po i thonë fjalët. Në të vërtetë, i foluri vulgar nuk duhet të jetë pjesë e asnjë bisede, mesazhi ose diçkaje tjetër.»

Evani

EVANI

«Meqenëse nuk e ke përballë personin të cilit po i dërgon mesazh, mund ta ulësh vigjilencën dhe të thuash diçka lënduese. Nëse nuk do t’ia thoshe ballë për ballë, mos ia thuaj as në mesazh.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo