BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/14 f. 3
  • Si e mat ti suksesin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si e mat ti suksesin?
  • Zgjohuni!—2014
  • Material i ngjashëm
  • Ankthi për familjen
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Jehovai e dëgjon thirrjen e të përvuajturit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Të fuqizuar që t’i bëjmë ballë çdo sprove
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • «Tani vdes për shërbimin!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 10/14 f. 3

TEMA KRYESORE | ÇFARË ËSHTË SUKSESI I VËRTETË?

Si e mat ti suksesin?

Për të provuar veten, mendo për rrethanat e supozuara më poshtë.

Sipas teje, cilët janë vërtet të suksesshëm?

  • Aldo

    ALDO

    Aldo ka një biznes. Është njeri i ndershëm, i palodhur dhe i sjellshëm. Biznesi i ka ecur shumë mirë dhe, si rezultat, ai dhe familja e tij bëjnë një jetë të rehatshme.

  • Gerti

    GERTI

    Gerti ka një biznes të ngjashëm dhe fiton shumë më tepër se Aldo. Por, për të mposhtur konkurrencën, është bërë i fiksuar pas punës dhe vuan nga shumë sëmundje.

  • Xheni

    XHENI

    Xheni është nxënëse në shkollë të mesme që studion shumë dhe i pëlqen të mësojë. Ja pse merr nota të mira.

  • Ersa

    ERSA

    Ersa merr nota edhe më të mira se Xheni dhe është nxënëse e dalluar—por kopjon në provime dhe nuk i interesojnë shumë mësimet.

Nëse u përgjigje se Gerti dhe Ersa—ose që të katër—janë të suksesshëm, ndoshta e mat suksesin vetëm në bazë të rezultateve, pavarësisht nga mjetet e përdorura për t’i arritur ato rezultate.

Nga ana tjetër, nëse zgjodhe vetëm Aldon dhe Xhenin, ndoshta e mat suksesin në bazë të cilësive të personit dhe të etikës në punë. Kjo është më se me vend. Mendo pak për shembujt e mëposhtëm:

  • Çfarë është më mirë për mirëqenien afatgjatë të Xhenit: të marrë notat më të mira apo të ushqejë dëshirën për të mësuar?

  • Çfarë është më mirë për fëmijët e Aldos: të kenë gjithçka që mund të blihet me para apo të kenë një baba që e çmon kohën që kalon me ta?

Përfundimi: suksesi i rremë bazohet tek imazhi, kurse suksesi i vërtetë te vlerat e duhura.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo