BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/15 f. 8-9
  • Si të jesh më i përkushtuar në martesë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të jesh më i përkushtuar në martesë
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VËSHTIRËSIA
  • 1—Përkushtimi
    Zgjohuni!—2018
  • Si mund ta forcosh martesën?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Sekreti 2: Angazhimi
    Zgjohuni!—2009
  • Si ta ruash përkushtimin në martesë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 6/15 f. 8-9
Çift i lumtur duke ecur në dëborë

NDIHMË PËR FAMILJEN | MARTESA

Si të jesh më i përkushtuar në martesë

VËSHTIRËSIA

Ditën që u martove, u betove se do t’i përkushtoheshe për gjithë jetën bashkëshortit. Ky ishte një premtim solemn që tregonte vendosmërinë tënde për të qëndruar përgjithmonë me bashkëshortin e për të zgjidhur problemet që do të dilnin.

Por, fërkimet gjatë viteve kanë bërë të vetën. A mendon se je po aq i përkushtuar ndaj bashkëshortit sa në fillim?

Ç’DUHET TË DISH

Çift në një varkë të ankoruar në breg

Përkushtimi, spirancë që e mban martesën të palëkundur përballë tallazeve të jetës

Përkushtimi është zgjidhja, jo problemi. Shumë njerëz sot nuk besojnë se përkushtimi është i rëndësishëm. Disa e shohin si një zinxhir që të lidh këmbët pas një vendimi të gabuar. Mirë është ta shohësh si spirancë që e mban martesën të palëkundur përballë tallazeve të jetës. Një grua me emrin Megan thotë: «Kur grindemi, gjëja më e mirë e përkushtimit është se më jep siguri se nuk do të ndahemi.»a Besimi se martesa nuk cenohet​—edhe nëse çalon në ndonjë aspekt—​krijon një bazë ku të mbështetesh për të zgjidhur problemet.​—Shih kutinë «Përkushtimi dhe besnikëria».

Përfundimi: Nëse ke probleme martesore, tani është momenti ta forcosh përkushtimin e jo ta vësh në pikëpyetje. Si ta bësh këtë?

Ç’MUND TË BËSH

Shqyrto pikëpamjen tënde. «Të martuar përgjithmonë.» Kjo shprehje të bën të ndihesh i sigurt apo sikur të janë lidhur këmbët? Kur lindin probleme, a e mendon gjithmonë ndarjen si mundësi? Që të jesh më i përkushtuar, është thelbësore ta konsiderosh martesën si lidhje të përhershme.​—Parimi biblik: Mateu 19:6.

Shqyrto të kaluarën. Prindërit mund të kenë ndikuar te pikëpamja jote për përkushtimin. Një grua me emrin Lea shprehet: «Prindërit u divorcuan kur isha e vogël dhe kam frikë se mos kjo ka ndikuar për keq te pikëpamja ime për përkushtimin.» Të jesh i sigurt se martesa jote mund të jetë ndryshe. Nuk është e thënë se do të bësh të njëjtat gabime si prindërit.​—Parimi biblik: Galatasve 6:4, 5.

Shqyrto të folurit tënd. Në debat e sipër, mos thuaj gjëra për të cilat mund të pendohesh më vonë, si «do të të lë» ose «do të gjej ndonjë që më vlerëson». Shprehje të tilla minojnë përkushtimin dhe nuk nxjerrin gjë në dritë, por ju futin në vorbullën e një morie fyerjesh. Në vend që ta lëndoni njëri-tjetrin, mirë është të thoni fjalë të tilla, si: «Me sa duket, të dy jemi të mërzitur. Si ta zgjidhim këtë problem?»​—Parimi biblik: Proverbat 12:18.

Jep shenja të qarta përkushtimi. Mbaj fotografi të bashkëshortit mbi tavolinën e punës. Fol mirë për martesën tënde para të tjerëve. Vër synim t’i telefonosh çdo ditë bashkëshortit kur je larg. Mos fol në njëjës dhe përdor shprehje si «unë dhe gruaja» ose «unë dhe burri». Kështu do t’u tregosh qartë të tjerëve, dhe vetes, se je i përkushtuar ndaj bashkëshortit.

Gjej shembuj të mirë. Vëzhgo çifte me përvojë që i kanë përballuar me sukses problemet martesore. Pyeti: «Çfarë është për ju përkushtimi dhe si ju ka ndihmuar?» Bibla thotë: «Hekuri mpreh hekurin. Kështu edhe një njeri mpreh fytyrën e një tjetri.» (Proverbat 27:17) Me këtë parim në mendje, pse të mos përfitosh nga këshilla e atyre që kanë martesë të lumtur?

a Sipas Biblës dikush mund ta ndërpresë lidhjen martesore në rast se bashkëshorti kryen imoralitet seksual. Shih artikullin «Pikëpamja e Biblës​—Kurorëshkelja», në këtë numër.

SHKRIME KYÇE

  • «Atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.»​—Mateu 19:6.

  • «Secili do të mbajë ngarkesën e vet.»​—Galatasve 6:5.

  • «Ka nga ata që flasin pa u menduar si me goditje shpate, por gjuha e të mençurve është shërim.»​—Proverbat 12:18.

PËRKUSHTIMI DHE BESNIKËRIA

«Nëse ti dhe bashkëshortja jeni besnikë ndaj njëri-tjetrit, gëzoni një ndjenjë qëndrueshmërie për lidhjen tuaj. Kur mendoni për muajt, vitet dhe dhjetëvjeçarët e ardhshëm, ju e përfytyroni së bashku njëri-tjetrin. Mendimi që të mos jeni të martuar me njëri-tjetrin është krejtësisht i huaj për ju dhe kur e shihni martesën si lidhje të qëndrueshme, kjo i jep siguri marrëdhënies suaj. Një grua shkruan: ‘Edhe kur jam shumë e zemëruar [me tim shoq] dhe jam shumë e mërzitur për çfarë po na ndodh, nuk shqetësohem se martesa jonë mund të marrë fund. Shqetësohem se si ta rivendosim përsëri atë marrëdhënie që kishim. Nuk kam aspak dyshim se do ta rivendosim, vetëm se në atë çast nuk e di se si do ta bëjmë këtë.’»​—Marrë nga Kulla e Rojës e 15 shtatorit 2003.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo