TEMA KRYESORE
A e ke jetën nën kontroll?
KUR ishe më i ri, ç’plane kishe për jetën? Ndoshta të martoheshe, të shkëlqeje në ndonjë zanat ose të bëje karrierë të kënaqshme. Por, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç i planifikon. Të papriturat mund të të ndryshojnë gjithë rrjedhën e jetës. Pikërisht kjo i ndodhi Anjës, Delinës dhe Gregorit.
Anja nga Gjermania u diagnostikua me kancer kur ishte 21 vjeçe dhe tani thuajse është ngujuar në shtëpi.
Delina që jeton në Shtetet e Bashkuara vuan nga një çrregullim neuromuskulor i quajtur distoni. Përveç kësaj, duhet të kujdeset edhe për tre vëllezërit me çrregullime mendore.
Gregori nga Kanadaja vuan nga një çrregullim ankthi fuqishterës.
Pavarësisht nga këto probleme, Anja, Delina dhe Gregori kanë arritur ta mbajnë nën kontroll jetën. Si?
Një proverb biblik thotë: «Po të shkurajohesh në ditë të keqe, fuqia jote do të jetë e paktë.» (Proverbat 24:10) Mesazhi është i qartë: pikëpamja është mjaft e rëndësishme. Ata që bien në pesimizëm, humbasin edhe atë pak kontroll që kishin, kurse optimistët shpesh mbledhin forcat dhe rimarrin në dorë timonin e jetës.
Shih sa e vërtetë ishte kjo për Anjën, Delinën dhe Gregorin.