TEMA KRYESORE | A E KE JETËN NËN KONTROLL?
A mund ta mbash jetën nën kontroll?
NJË shprehje thotë: «Më mirë të dish sesa të kesh.» Sot askush nuk ka rrethana të përsosura. Shpesh sekreti është të mësosh të pranosh atë që të ofron jeta dhe të bësh më të mirën me gjithë kufizimet. Nëse mund të marrësh disi në kontroll jetën tënde, mirë; nëse rrethanat përmirësohen, shumë mirë. Por pritet të vijë diçka edhe më e mirë.
Bibla premton se do të vijë një kohë kur asnjëri prej nesh nuk do ta humbasë kontrollin mbi jetën si tani dhe do të jemi të lumtur. Do ta shfrytëzojnë plotësisht potencialin e tyre, pa u penguar nga rrethanat stresuese, nga presionet e përditshme dhe nga ndjenjat negative. (Isaia 65:21, 22) Bibla e quan këtë ‘jetë të vërtetë’.—1 Timoteut 6:19.
«Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. Nuk do të ndërtojnë që të banojë një tjetër dhe nuk do të mbjellin që të hajë një tjetër. Ditët e popullit tim do të jenë si ditët e një peme dhe të zgjedhurit e mi do të nxjerrin dobi të plotë nga vepra e duarve të tyre.»—Isaia 65:21, 22.