BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/15 f. 12-13
  • Kur duhet të kthehesh në shtëpi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur duhet të kthehesh në shtëpi
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VËSHTIRËSIA
  • A jam gati të jetoj më vete?
    Zgjohuni!—2010
  • A jam gati të largohem nga shtëpia?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Si t’i mbaj nën kontroll shpenzimet?
    Të rinjtë pyesin
  • Si t’i mbaj nën kontroll shpenzimet?
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 10/15 f. 12-13
Prindërit hapin derën teksa djali i rritur kthehet në shtëpi

NDIHMË PËR FAMILJEN | TË RINJTË

Kur duhet të kthehesh në shtëpi

VËSHTIRËSIA

Ndonjëherë të rinjtë që largohen nga shtëpia për të jetuar më vete, hasin vështirësi ekonomike dhe u duhet të kthehen në shtëpi. A je edhe ti një prej tyre?

Edhe pse e do fort mamin dhe babin, kthimi mund të mos jetë i lehtë. Për shembull, një vajzë me emrin Saraa thotë: «Jetesa më vete më forcoi besimin te vetja sepse duhej t’ia dilja me forcat e mia. Por, kur u ktheva në shtëpi, u ndjeva prapë si fëmijë.» Edhe Riçardi u ndie po njësoj. Ai shprehet: «Nuk doja të kthehesha në shtëpi, por s’i përballoja dot shpenzimet. Më dukej vetja dështak.»

Nëse ndodhesh në një situatë të ngjashme, ky artikull do të të ndihmojë të jetosh përsëri i pavarur.

PSE NDODH?

Problemet me paratë. Shumë të rinj përballen për herë të parë me realitetin e hidhur se kostoja e jetesës është mjaft e shtrenjtë. «Çdo kursim që pata, avulloi kur jetoja më vete»,​—thotë Riçardi i përmendur më sipër. Të njëjtin problem kishte edhe Shejna që u largua nga shtëpia kur ishte 24 vjeçe dhe u kthye pas një viti e gjysmë. Ajo pranon: «Mund t’i kisha përdorur edhe më mirë paratë. Ika nga shtëpia me xhepa bosh dhe u ktheva me borxhe.»b

Problemet me punën. Humbja e punës mund të prishë edhe planet më të kujdesshme për jetesën më vete. Këtë e kuptoi edhe Shejna, e cila thotë: «U diplomova në fushën e mjekësisë dhe u lidha me një agjenci që më ndihmoi të gjeja punë. Por kur e humba punën, s’dija nga t’ia mbaja. Jetoja në një zonë rurale ku nuk kishte mundësi të tjera pune në profilin tim.»

Pritshmëria tepër e lartë. Disa të rinj hyjnë në radhët e forcës punëtore pa e kuptuar mirë ç’do të thotë të sigurosh jetesën. Një libër thotë: «Shpesh puna del më e vështirë se ç’e kishin menduar. Zhgënjehen kur shohin se pavarësia aq e shumëpritur ishte thjesht iluzion. Sigurisht që s’ua priste mendja se jetesa si i rritur do të ishte kaq e vështirë.»​—Libri Ready or Not, Here Life Comes.

Ç’MUND TË BËSH?

Fol me prindërit për kthimin në shtëpi. Diskutoni gjëra të tilla, si: sa kohë do të të duhet të qëndrosh në shtëpi? Si do të kontribuosh për shpenzimet e shtëpisë? Ç’punë shtëpie mund të marrësh përsipër? Çfarë do të bësh konkretisht për të rifituar pavarësinë financiare? Pavarësisht nga mosha, mos harro se tani je prapë nën çatinë e prindërve, prandaj duhet të respektosh rregullat e tyre.​—Parimi biblik: Dalja 20:12.

Mëso si t’i administrosh paratë. Një libër (The Complete Guide to Personal Finance: For Teenagers and College Students) vëren: «Se sa do t’ia dalësh mbanë me paratë varet shumë nga mënyra si i shpenzon. . . . Koncepti bazë që duhet të kuptosh është: mos shpenzo për gjëra të panevojshme.»​—Parimi biblik: Luka 14:28.

Kërko këshilla të mençura. Prindërit ose të rritur të tjerë mund të të ndihmojnë të fitosh mençuri praktike për kursimet, për mbajtjen e një buxheti dhe për pagesën e faturave. «M’u desh t’u kthehesha edhe një herë gjërave bazë,​—thotë një vajzë me emrin Maria.—​Një shoqe më ndihmoi të bëja një listë të gjërave të nevojshme dhe të panevojshme. Nuk po u besoja syve​—shumica e gjërave që blija ishin të panevojshme. Mësova edhe një cilësi themelore për jetesën si e pavarur: vetëkontrollin.»​—Parimi biblik: Proverbat 13:10.

Më shumë se puna që bën, rëndësi ka të jesh i zoti në punë

Bëj hapa konkretë për të gjetur punë. Orët që do t’i kaloje në punë përdori për të kërkuar punë. Por bëj kujdes: kur bëhet fjalë për karrierën, disa mund të të nxitin «të ndjekësh ëndrrat e tua». Por të kërkosh karrierën e ëndrrave do të thotë të pakësosh mundësitë për punë dhe të verbohesh para mundësive që i ke tamam përpara syve. Në vend që të humbësh kohë duke u fiksuar pas një pune të caktuar, ji mendjehapur. Mos harro, Më shumë se puna që bën, rëndësi ka të jesh i zoti në punë. Në fakt është vënë re se sa më shumë përvojë e aftësi të fitojë një punëtor, aq më me qejf do ta bëjë punën. Nuk është e thënë të bësh atë që do për të dashur atë që bën.

a Në këtë artikull emrat janë ndryshuar.

b Edhe studentët në SHBA shpesh kalojnë të njëjtat peripeci. Sipas gazetës The Wall Street Journal, në fund të shkollës një student duhet të shlyejë një kredi prej rreth 33.000 dollarësh.

SHKRIME KYÇE

  • «Ndero atin dhe nënën tënde.»​—Dalja 20:12.

  • «Kush nga ju, kur dëshiron të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë që të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta përfunduar atë?»​—Luka 14:28.

  • «Mençuria është me ata që këshillohen së bashku.»​—Proverbat 13:10.

PËR PRINDËRIT

Shfrytëzoje periudhën që fëmijët janë në shtëpi për t’u mësuar gjërat bazë që do t’u duhen kur të jetojnë më vete. Këtu futen administrimi i parave (si përdorimi i matur i parave dhe përgjegjshmëria në blerjet me kredi), punët e shtëpisë (si gatimi, larja dhe hekurosja e rrobave dhe mirëmbajtja bazë e makinës) dhe marrëdhëniet e mira me të tjerët.

Për më shumë informacion, shih faqet 305 dhe 306 të librit «Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike», vëllimi 1, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Disponohet online në www.pr2711.com. Shih te BOTIME > LIBRA DHE BROSHURA.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo