BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/15 f. 3-6
  • A po braktiset feja?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po braktiset feja?
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse ky largim në masë?
  • Largimi në masë nga feja ishte parathënë
  • «Dilni prej saj»
  • Çfarë është Babilonia e Madhe?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Fesë së rreme po i vjen fundi!
    Fesë së rreme po i vjen fundi!
  • Qëndrojini larg adhurimit të rremë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Feja e rreme: Parathuhet fundi i saj dramatik
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 11/15 f. 3-6

TEMA KRYESORE

A po braktiset feja?

Një familje para një kishe të mbyllur

Feja i mësonte Xhafarit nga Turqia se Perëndia është hakmarrës, dhe kjo e trazonte. E shoqja, Hedija, nisi të dyshonte te feja e saj që në moshën nëntëvjeçare. Ajo thotë: «Më mësuan të besoja te fati. Ngaqë isha jetime, pyesja veten: ‘Çfarë kam bërë për ta merituar këtë?’ Shpesh qaja gjithë natën. Në moshën 15-vjeçare, thellë në zemër e kisha braktisur fenë time.»

A KE hequr dorë nga feja? Nëse po, nuk je i vetmi. Në mjaft vende po rritet numri i atyre që deklarohen si «jofetarë», prirje që tregon një të ardhme të pasigurt për institucionin e fesë. Më poshtë tregohen disa prej këtyre vendeve.

AUSTRALI

Anketat tregojnë se afro 50 për qind e popullsisë thonë se nuk janë fetarë. Kurse 10 për qind pretendojnë se janë «ateistë të bindur». Më 2010 një klerik u ankua se «pak a shumë 40 vitet e fundit» është parë një «braktisje në masë e besimit të krishterë».

FRANCË

Vetëm 37 për qind e të anketuarve thanë se ishin fetarë. Pjesa tjetër ishin ose ateistë, ose thjesht jofetarë. Në disa pjesë të këtij vendi, dikur fortesë e katolicizmit, kjo fe tani është «gati në zhdukje», siç thoshte revista The Economist.

IRLANDË

Duket se irlandezët po humbin besimin në masë. Afro 45 për qind e të anketuarve thanë se nuk janë fetarë, kurse 10 për qind pretendonin se ishin ateistë. Irlanda renditej ndër dhjetë vendet me përqindje më të madhe ateistësh. Në lajme flitet për «fundin e Irlandës katolike».

AFRIKË E JUGUT

Mes viteve 2005 dhe 2012 numri i të anketuarve afrikano-jugorë që thanë se ishin fetarë, ra në 19 për qind.

JAPONI

Vetëm 16 për qind e japonezëve të anketuar pohuan se ishin fetarë; 62 për qind ishin ose jofetarë, ose ateistë.

SHTETET E BASHKUARA

Që nga viti 2005 numri i atyre që thoshin se janë fetarë ra 13 për qind. Rreth 1 në 5 të anketuar nuk ishin anëtarë të ndonjë feje. Kurse te të rriturit nën 30 vjeç ky raport ishte 1 në 3. Mijëra kisha mbyllen çdo vit.

TUNIZI

Në vitin 2013 rreth 60 për qind e tunizianëve të anketuar thanë se nuk shkonin më në xhami, por luteshin në shtëpi. Arsyeja ishte ideologjia e dhunshme që nxitin atje.

VIETNAM

Mes viteve 2005 dhe 2012 numri i të anketuarve që thoshin se ishin fetarë ra nga 53 për qind në vetëm 30 për qind.

Statistikat e të gjitha vendeve, përveç Tunizisë, janë marrë nga një anketë e vitit 2012 e bërë nga qendra ndërkombëtare Gallup (Global Index of Religion and Atheism). Anketa përfshinte 57 vende, që përfaqësonin mbi 73 për qind të popullsisë së botës.

Hartë ku tregohet Afrika e Jugut, Australia, Franca, Irlanda, Japonia, Shtetet e Bashkuara, Tunizia dhe Vietnami

Pse ky largim në masë?

Njerëzit po zhgënjehen nga feja për arsye të ndryshme. Këtu futen dhuna e terrori të motivuar ose të përkrahur nga feja, skandalet seksuale të udhëheqësve fetarë, si edhe faktorë më pak të dukshëm, që mund të largojnë edhe më tepër njerëz nga feja. Te këta të fundit futen:

  • Begatia materiale: «Sa më i pasur të bëhesh, aq më pak fetar e quan veten»,​—tregon një sondazh nga Global Index of Religion and Atheism. Ky pohim flet shumë, sepse në mjaft vende mirëqenia është rritur ndjeshëm. Xhon Nai, profesor ekonomie, u shpreh se në disa vende njerëzit gëzojnë «një standard aq të lartë jetese, sa edhe mbreti më i madh para dyqind vjetësh do të plaste nga zilia».

    ÇFARË THOTË BIBLA: Ajo paratha se «në ditët e fundit» dashuria për para dhe për kënaqësi do të zëvendësonte dashurinë për Zotin e për të afërmin. (2 Timoteut 3:1-5) Një shkrimtar biblik që ishte i vetëdijshëm se sa rrezikohet besimi nga pasuria, i tha Perëndisë Jehova: «Mos më jep as varfëri, as pasuri.» Pse u shpreh kështu? Ai vazhdoi: «Që të mos ngopem e pastaj të të mohoj.»​—Proverbat 30:8, 9.

  • Traditat dhe normat fetare: Mjaft veta, sidomos të rinjtë, e shohin fenë si diçka të padobishme ose jopraktike për jetën sot. Të tjerë e kanë humbur besimin te feja. Tim Meguajëri, një zëdhënës i medias (Humanist Society Scotland), tha: «Kur mendojmë për sjelljen e kishave gjatë shekujve, kuptojmë se njerëzit janë larguar prej tyre ngaqë nuk besojnë më se ato janë autoriteti për normat morale.»

    ÇFARË THOTË BIBLA: Jezu Krishti na paralajmëroi për mësuesit e rremë: «Do t’i njihni nga frytet e tyre. . . . Çdo pemë e mirë prodhon fryt të mirë, kurse çdo pemë e kalbur prodhon fryt të keq.» (Mateu 7:15-18) Te ‘frytet e këqija’ futen ndërhyrja në politikë dhe miratimi i sjelljeve që fyejnë Perëndinë, si homoseksualizmi. (Gjoni 15:19; Romakëve 1:25-27) Gjithashtu futen edhe ritet e traditat boshe që kanë zëvendësuar mësimet e shëndosha të Shkrimeve. (Mateu 15:3, 9) Jezui tha: «Ushqeji delet e mia të vogla.» (Gjoni 21:17) Kështu ai theksoi nevojën e njerëzve që dikush t’i mësojë për Perëndinë e të kujdeset për ta. Por sot krerët fetarë nuk e kanë bërë këtë. Prandaj kjo nevojë mbetet e paplotësuar.

  • Feja dhe paratë: Sipas një qendre (Pew Research Center), shumë njerëz mendojnë se feja u jep tepër rëndësi parave. Sikur të mos mjaftonte kjo, disa funksionarë të fesë​—ndryshe nga delet e tyre—​jetojnë në luks. Për shembull, në një qytet gjerman ku shumë anëtarë të kishës mezi plotësojnë nevojat bazë, peshkopi është akuzuar ngaqë jeton në luks të paparë. Kjo lloj jete ka revoltuar shumë prej katolikëve vendës. Edhe një raport në revistën GEO thotë se në Nigeri, «ku 100 milionë veta jetojnë me më pak se 1 euro në ditë, po bëhet problem jeta ekstravagante e disa pastorëve».

    ÇFARË THOTË BIBLA: Pavli, një shkrimtar biblik, shkroi: «Nuk jemi si shumë të tjerë që po bëjnë tregti me fjalën e Hyjit.» (2 Korintasve 2:17, Simon Filipaj) Ndonëse Pavli ishte një shërbëtor shumë i njohur në kongregacionin e hershëm të krishterë, shpesh bënte punë krahu që të mos u bëhej barrë të tjerëve. (Veprat 20:34) Qëndrimi i tij pasqyronte bindjen ndaj urdhrit të Jezuit: «Falas morët, falas jepni.»​—Mateu 10:7, 8.

Në përputhje me këto parime, Dëshmitarët e Jehovait nuk kërkojnë para për botimet ose për mësimdhënien biblike. As nuk kërkojnë të dhjetën e nuk mbledhin para në mbledhjet e tyre. Përkundrazi, fondet e nevojshme mblidhen nga kontributet që jep secili vullnetarisht.​—Mateu 6:2, 3.

Largimi në masë nga feja ishte parathënë

Jo shumë dekada më parë, do të kishte qenë e vështirë të përfytyrohej gjendja si është katandisur sot feja. Mirëpo Zoti e parashikoi këtë dhe e shpalli që më përpara në Bibël. Me një gjuhë figurative, Perëndia i krahasoi të gjitha fetë jobesnike ndaj tij me një prostitutë ekstravagante të quajtur «Babilonia e Madhe».​—Zbulesa 17:1, 5.

Ky krahasim është i përshtatshëm, sepse feja e rreme ka bashkëpunuar me qeveritarët e botës për të fituar pushtet e pasuri, kur në të njëjtën kohë pretendon se i qëndron besnike Zotit. Zbulesa 18:9 thotë: «Mbretërit e tokës . . . u kurvëruan me të.» Edhe fjala ‘Babiloni’ është me vend sepse shumë mësime e zakone të rreme fetare, si pavdekësia e shpirtit, perënditë trinitet dhe okultizmi, i kanë rrënjët te Babilonia e lashtë, një qytet i zhytur në fenë e rreme dhe në bestytni.a​—Isaia 47:1, 8-11.

Babilonia e fuqishme ra kur ujërat e saj mbrojtëse​—një hendek i ushqyer nga lumi Eufrat—​‘u thanë’ duke i hapur rrugën një ushtrie me medë e persë që pushtuan qytetin. (Jeremia 50:1, 2, 38) Faktikisht ata e morën Babiloninë brenda një nate.​—Danieli 5:7, 28, 30.

Edhe Babilonia e Madhe «rri ulur mbi shumë ujëra». Këto ujëra, siç tregon Bibla, përfaqësojnë ‘popuj e turma’, domethënë miliona njerëzit që përkrahin fenë e rreme. (Zbulesa 17:1, 15) Bibla paratha se këto ujëra simbolike do të thaheshin​—një ngjarje që paralajmëron shkatërrimin e afërt e të menjëhershëm të Babilonisë së ditëve tona. (Zbulesa 16:12; 18:8) Por nga kush? Nga bashkëpunëtorët politikë, dashuria e të cilëve do të kthehet në urrejtje për të. Gjithashtu ata do ta plaçkitin ose, në kuptimin e figurshëm, do të gllabërojnë mishrat e saj.​—Zbulesa 17:16, 17.b

Një burrë që lexon Biblën dhe përfytyron shterimin e ujërave përreth Babilonisë dhe njerëzit që largohen nga Babilonia e Madhe

Shterimi i ujërave përreth Babilonisë simbolizon largimin e njerëzve nga Babilonia e Madhe

«Dilni prej saj»

Ngaqë Zoti e di se çfarë e pret Babiloninë e Madhe, na paralajmëron me dashuri: «Dilni prej saj, o populli im, nëse nuk doni të merrni pjesë me të në mëkatet e saj dhe nëse nuk doni të merrni nga plagët e saj.» (Zbulesa 18:4) Siç vihet re, fjala «nëse» në këtë shkrim përmendet dy herë. Po, ky paralajmërim është për ata që shqetësohen nga mësimet e dëmshme dhe duan miratimin e Zotit, për njerëz si Xhafari dhe Hedija të përmendur në fillim të artikullit.

Para se të studionte Biblën, Xhafari e shihte Zotin si dikë që duhej t’i bindej kryesisht nga frika. Ai tha: «U lehtësova kur mësova se Jehovai është Perëndi i dashurisë dhe se do që t’i bindemi kryesisht nga dashuria.» (1 Gjonit 4:8; 5:3) Hedija gjeti paqe shpirtërore kur mësoi se nuk e kishte lënë Zoti jetime dhe se rrethanat e saj nuk ishin vendosur nga fati. U lehtësua nga shkrime të tilla biblike, si Jakovi 1:13, ku thuhet se Zoti nuk i sprovon njerëzit me gjëra të liga. Ajo dhe Xhafari përqafuan të vërtetën biblike dhe dolën nga «Babilonia».​—Gjoni 17:17.

Kur Babilonia e Madhe të shkatërrohet, asgjë e keqe nuk do t’i gjejë ata që janë bindur dhe kanë dalë prej saj që «të adhurojnë Atin me frymë dhe të vërtetë». (Gjoni 4:23) Ata kanë shpresën të shohin tokën «të mbushet me njohurinë e Jehovait, ashtu si ujërat mbushin detin».​—Isaia 11:9.

Po, adhurimi i rremë dhe frytet e tij të shëmtuara do të marrin fund, sepse Perëndia «nuk mund të gënjejë». (Titit 1:2) Kurse adhurimi i vërtetë do të lulëzojë përgjithmonë!

a Për të mësuar më shumë për Babiloninë e Madhe dhe se çfarë thotë Bibla për gjendjen e të vdekurve, për natyrën e Perëndisë e për okultizmin, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Disponohet online në www.pr2711.com.

b Shih artikullin «Pikëpamja e Biblës​—Fundi i botës» në këtë revistë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo