BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g17 nr. 6 f. 3
  • A është bota jashtë kontrollit, apo jo?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është bota jashtë kontrollit, apo jo?
  • Zgjohuni!—2017
  • Material i ngjashëm
  • Shkencëtarët çojnë përpara akrepat e Orës së Fundit të Botës—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Fundi i botës​—Fakt dhe fantazi
    Zgjohuni!—2012
  • Tejet të interesuar për fundin e botës
    Zgjohuni!—2012
  • A është afër fundi i botës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
Shih më tepër
Zgjohuni!—2017
g17 nr. 6 f. 3
Ora e Fundit të Botës

TEMA KRYESORE | A ËSHTË BOTA JASHTË KONTROLLIT?

A është bota jashtë kontrollit, apo jo?

VITI 2017 nisi me një deklaratë të zymtë nga shkencëtarët. Në janar, disa prej tyre deklaruan se bota s’ka qenë kurrë kaq afër katastrofës më të keqe që ka ndodhur ndonjëherë. Duke përdorur Orën e Fundit të Botës si një simbol për të ilustruar se njerëzimi është shumë afër një katastrofe globale, shkencëtarët e çuan 30 sekonda përpara akrepin e minutave. Tani Ora e Fundit të Botës shënon vetëm dy minuta e gjysmë para mesnate​—njerëzimi nuk ka qenë kurrë kaq afër një katastrofe globale në 60 vitet e fundit.

Në vitin 2018 shkencëtarët kanë planifikuar të vlerësojnë sërish sa afër është fundi i botës. A do të sinjalizojë përsëri Ora e Fundit të Botës një katastrofë të afërt e të paprecedentë? Si mendon? A është bota jashtë kontrollit? Mbase e ke disi të vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Në fund të fundit, as ekspertët nuk kanë një mendim të vetëm për këtë temë. Jo të gjithë besojnë se fundi i botës është i pashmangshëm.

Në fakt, miliona veta besojnë se na pret një e ardhme e ndritur. Ata thonë se i kanë provat që tregojnë se njerëzimi dhe planeti ynë do të ekzistojnë pambarimisht dhe se cilësia e jetës do të përmirësohet. A janë të besueshme këto prova? A është bota jashtë kontrollit, apo jo?

«Ora e Fundit të Botës është një orë simbolike e njohur në të gjithë botën, e cila tregon sa afër është shkatërrimi i qytetërimit si pasojë e teknologjive të rrezikshme të krijuara nga vetë ne. Të parat dhe më të rrezikshmet janë armët bërthamore, por edhe teknologjitë që ndryshojnë klimën, përparimet bioteknologjike dhe kiberteknologjia mund t’i sjellin dëme të pariparueshme jetës sonë dhe planetit, qëllimisht, aksidentalisht ose për shkak të llogaritjeve të gabuara.»​—Buletini i shkencëtarëve atomikë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo