BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 2 f. 5
  • 2—Bashkëpunimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 2—Bashkëpunimi
  • Zgjohuni!—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË DO TË THOTË
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’MUND TË BËSH
  • Sekreti 3: Bashkëpunimi si skuadër
    Zgjohuni!—2009
  • Si të bësh kompromis
    Zgjohuni!—2014
  • Kur pikëpamjet ndryshojnë
    Ndihmë për familjen
  • «Martesa të nderohet»
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 2 f. 5
Një çift që bashkëpunojnë si piloti dhe ndihmëspiloti në kabinën e pilotimit

Bashkëpunimi nënkupton se ju jeni piloti dhe ndihmëspiloti i të njëjtit avion

PËR ÇIFTET

2—BASHKËPUNIMI

ÇFARË DO TË THOTË

Kur në martesë ka bashkëpunim, burri dhe gruaja janë si piloti dhe ndihmëspiloti i të njëjtit avion. Edhe kur lindin vështirësi, secili mendon në shumës «ne», jo «unë».

PARIMI BIBLIK: «Nuk janë më dy, por një mish i vetëm.»​—Mateu 19:6.

«Në martesë nuk mund të jesh solist. Si burri, edhe gruaja duhet të bashkëpunojnë që ta bëjnë martesën të suksesshme.»​—Kristoferi.

PSE KA RËNDËSI

Kur lind një konflikt, bashkëshortët që nuk janë një skuadër, priren të gjejnë fajtorin e jo të zgjidhin problemin. Vogëlsirat kthehen në pengesa madhore.

«Bashkëpunimi është thelbi i martesës. Nëse unë dhe burri nuk do të ishim skuadër, do të ishim si shokë dhome në vend se shokë jete—​dy persona që jetojnë së bashku, por që, kur bëhet fjalë për vendime me peshë, secili është në hesap të vet.»​—Aleksandra.

Ç’MUND TË BËSH

ANALIZO VETEN

  • A mendoj se paratë që fitoj, janë «të miat»?

  • A kam nevojë të jem larg bashkëshortit që të çlodhem plotësisht?

  • A i shmang të afërmit e bashkëshortit, ndonëse është shumë i lidhur me ta?

FOL ME BASHKËSHORTIN

  • Në ç’aspekt(e) të martesës bashkëpunojmë si skuadër?

  • Në ç’aspekt(e) mund të përmirësojmë?

  • Çfarë hapash mund të marrim që të bashkëpunojmë më mirë?

SUGJERIME

  • Imagjino sikur në një lojë tenisi ke si kundërshtar bashkëshortin. Si mendon, ç’gjëra praktike mund të bësh që të jeni në të njëjtën skuadër?

  • Në vend që të mendosh «si të fitoj», mendo «si të fitojmë».

«Mos u përpiq të gjesh kush ka të drejtë. Kjo nuk vlen sa paqja dhe uniteti në martesë.»​—Etani.

PARIMI BIBLIK: ‘Shihni me interes jo vetëm çështjet tuaja, por edhe ato të të tjerëve.’​—Filipianëve 2:3, 4.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo