BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 2 f. 7
  • 4—Falja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 4—Falja
  • Zgjohuni!—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË DO TË THOTË
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’MUND TË BËSH
  • Si të falësh?
    Zgjohuni!—2013
  • Si të mos mbash mëri?
    Zgjohuni!—2014
  • Sekreti 6: Falja
    Zgjohuni!—2009
  • ‘Vazhdoni ta falni lirisht njëri-tjetrin’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 2 f. 7
Një çift punojnë së bashku për të shuar një zjarr

Falja mund të shuajë flakët e një mosmarrëveshjeje

PËR ÇIFTET

4—Falja

ÇFARË DO TË THOTË

Të falësh, do të thotë ta hedhësh pas krahëve një gabim dhe çdo ndjenjë mërie që mund të vijë si pasojë. Nuk do të thotë ta minimizosh gabimin ose të hiqesh si të mos kishte ndodhur kurrë.

PARIMI BIBLIK: «Vazhdoni të duroni dhe të falni bujarisht njëri-tjetrin, edhe nëse ndokush ka shkak për t’u ankuar kundër një tjetri.»​—Kolosianëve 3:13.

«Kur e do dikë, nuk ia vë re të metat, përkundrazi përqendrohesh te ndryshimet që po përpiqet të bëjë.»​—Aroni.

PSE KA RËNDËSI

Po të mbash mëri, mund të dëmtosh veten fizikisht dhe emocionalisht, e po ashtu mund të dëmtosh martesën.

«Një herë im shoq më kërkoi të falur ngaqë më lëndoi thellë. S’e pata fare të lehtë. Në fund e fala, por jam pishman që nuk e bëra më shpejt. Ishte një situatë që shkaktoi tension të panevojshëm në marrëdhënien tonë.»​—Xhulia.

Ç’MUND TË BËSH

ANALIZO VETEN

Herën tjetër që të lëndon një fjalë a veprim i bashkëshortit, pyet veten:

  • «Mos jam tepër i ndjeshëm?»

  • «A është kaq serioz ofendimi, saqë bashkëshorti duhet të më kërkojë falje, apo thjesht mund të mbyll një sy?»

FOL ME BASHKËSHORTIN

  • Zakonisht sa kohë na duhet të falim njëri-tjetrin?

  • Si ta falim më shpejt njëri-tjetrin?

SUGJERIME

  • Kur ofendohesh, mos i vish motive të këqija bashkëshortit.

  • Përpiqu ta justifikosh sjelljen e bashkëshortit, duke mos harruar se «të gjithë ne pengohemi shumë herë».​—Jakovi 3:2.

«Është kollaj të falësh kur jemi të dy fajtorë, por është goxha më e vështirë kur duket sikur fajin e ka vetëm njëra palë. Të pranosh një ‘më fal’ e të falësh kërkon përulësi të vërtetë.»​—Kimberli.

PARIMI BIBLIK: «Rregulloji shpejt punët.»​—Mateu 5:25.

Po të mbash mëri, mund të dëmtosh veten fizikisht dhe emocionalisht, e po ashtu mund të dëmtosh martesën

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo