BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 2 f. 11
  • 8—Shembulli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 8—Shembulli
  • Zgjohuni!—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË DO TË THOTË
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’MUND TË BËSH
  • A mund të të ndihmojë Bibla për t’i edukuar fëmijët?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Prindër, ndihmojini fëmijët ta duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Si t’i mësojmë fëmijët për Perëndinë?​—Ç’metoda janë më të mirat?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Prindër, stërvitini me dashuri fëmijët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 2 f. 11
Një vajzë ndjek gjurmët që ka lënë i ati në borë

Ç’lloj modeli po u lë fëmijëve?

PËR PRINDËRIT

8—Shembulli

ÇFARË DO TË THOTË

Prindërit lënë shembullin duke zbatuar gjërat që u mësojnë fëmijëve. Për shembull, vështirë që djali të tregojë të vërtetën nëse i ka kapur veshi fjalët «thuaji se nuk jam në shtëpi» kur ti s’ke qejf të takosh dikë që të ka trokitur në derë.

«Një shprehje e njohur thotë: ‘Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë.’ Por, kjo mënyrë nuk funksionon me fëmijët. Ata janë si sfungjerë që thithin çdo fjalë a veprim tonin. Dhe, nëse nuk i bëjmë vetë gjërat që përpiqemi t’u mësojmë, do të na i thonë.»​—Davidi.

PARIMI BIBLIK: «Ti që predikon ‘mos vidh’, vjedh për vete?»​—Romakëve 2:21.

PSE KA RËNDËSI

Prindërit ndikojnë te fëmijët, e madje edhe tek adoleshentët, më tepër se kushdo tjetër​—përfshirë bashkëmoshatarët. Kjo do të thotë se je në pozitën më të mirë për t’i drejtuar fëmijët në rrugën e duhur, sigurisht, me kusht që t’i zbatosh edhe vetë ato që u mëson.

«Mbase ia themi diçka fëmijës 100 herë dhe dyshojmë nëse po na dëgjon. Ama, një herë të mos i bëjmë vetë gjërat që themi, fëmija do të na e përmendë. Atyre s’u shpëton gjë, edhe kur ne mendojmë se nuk e kanë mendjen.»​—Nikola.

PARIMI BIBLIK: ‘Mençuria nga lart para së gjithash nuk është hipokrite.’​—Jakovi 3:17.

Ç’MUND TË BËSH

Shqyrto standardet e tua. Çfarë shikon ti për t’u zbavitur? Si sillesh me bashkëshortin dhe me fëmijët? Çfarë miqsh ke? A mendon për të tjerët? Me pak fjalë, a je ai lloj personi që dëshiron të bëhen fëmijët e tu?

«Unë dhe burri nuk u kërkojmë fëmijëve të jetojnë sipas një standardi që s’e ndjekim vetë.»​—Kristina.

Kërko falje kur gabon. Fëmijët e tu e dinë se nuk je i përsosur. Ndaj, nëse thua «më fal» kur bën një gabim​—si bashkëshortit edhe fëmijëve—​po jep një mësim të çmuar për ndershmërinë dhe përulësinë.

«Është e domosdoshme që fëmijët të dëgjojnë se i pranojmë gabimet dhe se kërkojmë falje për to. Po s’e bëmë këtë, vetëm sa po u mësojmë t’i fshehin gabimet e tyre.»​—Robina.

«Si prindër, ndikojmë te fëmijët më shumë se kushdo tjetër dhe mjeti më i shkëlqyer që kemi, është shembulli ynë, pasi mund ta vërejnë kurdo. Është si një libër gjithmonë i hapur, nga i cili mund të mësojnë.»​—Uendëlli.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo