BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 3 f. 3
  • Agonia e të pikëlluarve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Agonia e të pikëlluarve
  • Zgjohuni!—2018
  • Material i ngjashëm
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2018
  • Ndihmë për të pikëlluarit
    Zgjohuni!—2018
  • Çfarë të presësh?
    Zgjohuni!—2018
  • Parathënia
    Zgjohuni!—2018
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 3 f. 3
Një i pikëlluar ulur vetëm në një lokal

NDIHMË PËR TË PIKËLLUARIT

Agonia e të pikëlluarve

«Kisha 39 vite martesë me Sofinëa kur ajo humbi jetën pas një sëmundjeje që zgjati goxha. Miqtë më ndihmuan jashtë mase dhe përpiqesha ta mbushja kohën me gjëra të ndryshme. Ama, për një vit plot u ndieva copë-copë. Provoja lloj-lloj ndjenjash të trazuara. Madje, edhe tani që kanë kaluar gati tre vjet nga vdekja e saj, me raste më pushton një trishtim therës dhe shpesh papritmas.»—​Kostasi.

A të ka vdekur një njeri i dashur? Nëse po, ka të ngjarë të ndihesh si Kostasi. Pak gjëra mund të të rëndojnë e të ta copëtojnë zemrën aq sa vdekja e bashkëshortit, e një të afërmi ose e një miku të shtrenjtë. Njësoj mendojnë edhe ekspertët që studiojnë pikëllimin e thellë që sjell vdekja e një njeriu të dashur. Një artikull i botuar te The American Journal of Psychiatry thotë se «pa diskutim, nuk ekziston ndonjë humbje aq ekstreme dhe e përhershme sa vdekja». Kush përjeton një hidhërim të tillë të pamatshëm, mbase pyet veten: «Edhe për sa kohë do të ndihem kështu? A do të jem prapë i lumtur? Si mund të gjej lehtësim?»

Këto pyetje do të marrin përgjigje në këtë numër të revistës Zgjohuni! Artikulli vijues do të shqyrtojë çfarë ka të ngjarë të përjetosh nëse kohët e fundit të ka vdekur një njeri i shtrenjtë. Ndërsa artikujt e tjerë do të tregojnë disa mënyra si ta lehtësosh sadopak pikëllimin.

Shpresojmë me gjithë zemër që ajo çka do të shqyrtohet më tej, t’i sjellë ngushëllim e t’i japë ndihmë praktike çdo të pikëlluari.

a Disa emra në këtë seri artikujsh janë ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo