BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g19 nr. 2 f. 12-13
  • Vlera e drejtimit nga të rriturit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vlera e drejtimit nga të rriturit
  • Zgjohuni!—2019
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • KUSH DUHET T’I DREJTOJË FËMIJËT
  • PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM DREJTIMI NGA TË RRITURIT
  • SI TË SIGUROSH DREJTIM
  • Si t’i drejtosh fëmijët?
    Ndihmë për familjen
  • Adoleshenca—Përgatitje për moshën e rritur
    Zgjohuni!—2011
  • Këshilla të besueshme për rritjen e fëmijëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Shtojca—Prindërit pyesin . . .
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
Shih më tepër
Zgjohuni!—2019
g19 nr. 2 f. 12-13
Një grua i tregon një vajze fotot e saj të vjetra

MËSIMI 5

Vlera e drejtimit nga të rriturit

KUSH DUHET T’I DREJTOJË FËMIJËT

Fëmijët kanë nevojë për të rritur që t’i drejtojnë dhe t’i këshillojnë. Si prind, je personi i duhur për këtë punë; faktikisht është detyra jote. Megjithatë, edhe të rritur të tjerë mund të jenë këshilltarë për fëmijën tënd.

PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM DREJTIMI NGA TË RRITURIT

Në shumë vende, fëmijët kalojnë fare pak kohë me të rriturit. Mendo pak:

  • Pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në shkollë, ku ka më shumë nxënës se mësues dhe të rritur të tjerë.

  • Pas shkolle, disa prej tyre kthehen në shtëpi dhe s’gjejnë njeri, meqë të dy prindërve u duhet të punojnë.

  • Një studim zbuloi se në Shtetet e Bashkuara, fëmijët e moshave 8-12 vjeç kalojnë mesatarisht rreth 6 orë në ditë me pajisjet elektronike.a

Një libër që flet për marrëdhëniet prind-fëmijë (Hold On to Your Kids), thotë: «Të rinjtë nuk duan të ndjekin shembullin e nënave, të baballarëve, të mësuesve ose të të rriturve të tjerë të përgjegjshëm dhe as u kërkojnë atyre këshilla a drejtim, . . . por bashkëmoshatarëve.»

SI TË SIGUROSH DREJTIM

Kalo kohë me fëmijët

PARIM NGA BIBLA: «Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.»​—Proverbat 22:6, Diodati i Ri.

Fëmijëve u vjen natyrshëm të kërkojnë drejtim nga prindërit. Madje, ekspertët thonë se, edhe kur hyjnë në adoleshencë, ata priren të vlerësojnë më shumë këshillën e prindërve se të moshatarëve. Në librin Ti dhe adoleshenti (anglisht), dr. Lorens Stinbergu, shkruan: «Prindërit mbeten personat që ndikojnë më tepër se kushdo te sjellja dhe te qëndrimi i fëmijës gjatë viteve të adoleshencës dhe pas adoleshencës.» Ai shton: «Adoleshentëve u intereson mendimi juaj dhe duan t’ju dëgjojnë, edhe nëse ndonjëherë nuk pranojnë atë që u thoni ose s’bien dakord me çdo gjë.»

Përfito nga prirja e natyrshme e fëmijëve për të kërkuar drejtim nga ti. Kalo kohë me ta dhe tregoji çfarë mendon për çështje të ndryshme, vlerat e tua dhe gjërat që të ka mësuar jeta.

Gjeji një këshilltar

PARIM NGA BIBLA: «Kush ecën me të mençurit, do të bëhet i mençur.»​—Proverbat 13:20.

A të vjen ndër mend një i rritur që mund të jetë shembull i mirë për fëmijën tënd adoleshent? Pse të mos i rregullosh gjërat që të kalojë ca kohë me fëmijën tënd? Patjetër, kjo s’do të thotë të heqësh dorë nga përgjegjësia si prind. Ama nxitja nga një i rritur, tek i cili ke besim se nuk do ta lëndojë fëmijën, mund ta përforcojë stërvitjen tënde. Bibla flet për Timoteun që edhe kur u rrit, nxori shumë dobi nga shoqëria me apostullin Pavël. Edhe Pavli nxori goxha dobi nga shoqëria me Timoteun.​—Filipianëve 2:20, 22.

Sot shumë familje nuk jetojnë më bashkë; shpesh gjyshërit apo të afërm të tjerë të ngushtë jetojnë në vende të tjera të botës. Nëse je në këtë situatë, përpiqu t’i krijosh adoleshentit mundësi që të mësojë nga të rritur me cilësi të bukura për t’u imituar.

a I njëjti studim zbuloi se, në përgjithësi, adoleshentët harxhojnë thuajse 9 orë në ditë me pajisjet elektronike. Këto statistika nuk përfshijnë kohën që fëmijët dhe adoleshentët e kalojnë online, në shkollë ose me detyrat e shtëpisë.

Një grua i tregon një vajze fotot e saj të vjetra

FILLO TANI

Fëmija që kërkon drejtim nga të rriturit, do të bëhet më i mençur dhe më i pjekur në jetë

Lër të flasin veprat

  • A jam shembull i mirë për fëmijët?

  • A më shohin fëmijët se edhe unë kërkoj këshilla nga ata që kanë më shumë përvojë?

  • A kaloj kohë me fëmijët për t’u treguar se janë të rëndësishëm për mua?

Në shtëpinë tonë . . .

«Ndonjëherë, kur jam në mes të një pune, ime bijë do që të flasim. E dëgjoj gjithmonë, edhe nëse i them të më presë ca minuta që t’i kushtoj tamam vëmendje. Unë dhe gruaja përpiqemi të jemi shembull, që vajza të shohë se gjërat që i mësojmë asaj, i bëjmë vetë të parët.»​—Dejvid.

«Kur na lindi vajza, bashkë me burrin vendosëm që unë të mos punoja, por të rritja vajzën. Nuk jam fare pishman për këtë vendim. Është thelbësore të jemi sa më të pranishëm në jetën e fëmijës, që të mos i mungojnë këshillat dhe drejtimi i duhur. Ç’është më e rëndësishmja, kështu i tregojmë se e kemi për zemër.»​—Liza.

NË SHOQËRINË E TË RRITURVE

«Fëmijët e mi u rritën në shoqërinë e njerëzve që kishin moshë e formime të ndryshme dhe kjo i ndihmoi ta shihnin jetën nga disa këndvështrime. Për shembull, u çuditën kur gjyshja ime u tha se kur ishte e vogël, familja e saj ishte e para që kishte energji elektrike në shtëpi. Pastaj u tregoi se komshinjtë shkonin tek ata dhe mblidheshin në kuzhinë, vetëm e vetëm të shihnin dritën që ndizej dhe fikej. Ajo histori i ndihmoi fëmijët të kuptonin sa ndryshe kishte qenë jeta. Për më tepër, nga ajo që u tregonte stërgjyshja, mësuan të respektonin atë dhe të moshuar të tjerë. Nëse fëmijët rrinë më shumë në shoqërinë e të rriturve dhe më pak me moshatarët, mund ta shohin jetën me sy tjetër.»​—Maranda.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo