SI TË GJESH LEHTËSIM NGA STRESI
Çfarë e shkakton stresin?
«Shumica e të rriturve thonë se ndihen gjithnjë e më të stresuar,—pohon klinika e mirënjohur Mejo.—Ndryshimet dhe pasiguritë s’kanë të sosur në kohët që po jetojmë.» Ja vetëm disa nga ndryshimet dhe pasiguritë që shkaktojnë stres:
divorci
vdekja e një njeriu të dashur
sëmundjet serioze
aksidentet e rënda
krimi
ritmi i vrullshëm i jetës që s’të lë të marrësh frymë
katastrofat (natyrore ose të shkaktuara nga njeriu)
presionet në shkollë a në punë
shqetësimi për vendin e punës dhe për sigurinë financiare