Hyrja
Në një moment të jetës, të gjithë prekemi nga ndonjë tragjedi: mbase nga një sëmundje, një aksident, një katastrofë natyrore ose nga një sulm i dhunshëm.
Njerëzit janë në kërkim të përgjigjeve.
Disa mendojnë se vuajtjet i kemi të shkruara ose se nuk kemi shumë në dorë ç’na ndodh.
Të tjerë besojnë te karma. Ata thonë se vuajmë ngaqë kemi bërë një të keqe në të shkuarën ose në një jetë të mëparshme
Tragjeditë i lënë njerëzit me një mal me pyetje.