BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g20 nr. 2 f. 6-7
  • 1. A e ka fajin Zoti për vuajtjet tona?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1. A e ka fajin Zoti për vuajtjet tona?
  • Zgjohuni!—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse ka rëndësi
  • Për të menduar
  • Çfarë thotë Bibla
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2020
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Pyetja 3: Pse Perëndia lejon që të vuaj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Pse i lejon Perëndia vuajtjet?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Zgjohuni!—2020
g20 nr. 2 f. 6-7
Një prift me Biblën në dorë predikon gjatë një ceremonie mortore në kishë.

1. A e ka fajin Zoti për vuajtjet tona?

Pse ka rëndësi

Shumë njerëz nuk duan t’ia dinë për Zotin, ngaqë mendojnë se vuajtjet na i shkakton ai.

Për të menduar

Në mënyrë direkte ose indirekte, shumë udhëheqës fetarë kanë mësuar se Zoti është shkaktari i vuajtjeve tona. Për shembull, disa thonë:

  • Katastrofat natyrore janë ndëshkim nga Zoti.

  • Fëmijët vdesin ngaqë Zotit i duhen më shumë engjëj në qiell.

  • Zoti mban anë në luftë—një nga arsyet pse kemi kaq shumë vuajtje.

Por, a mund të ndodhë që udhëheqësit fetarë ta kenë keqparaqitur Perëndinë? Po sikur Perëndia t’i ketë hedhur poshtë?

MËSO MË SHUMË

Shih videon Pse ta studiosh Biblën?, në jw.org.

Çfarë thotë Bibla

Vuajtjet nuk na i shkakton Perëndia.

Kjo do të binte ndesh me cilësitë e tij që i gjejmë në Bibël. Për shembull:

«Ai gjykon gjithnjë me drejtësi. . . . I drejtë dhe i ndershëm është ai.» —LIGJI I PËRTËRIRË 32:4.

«Është e pamendueshme që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi, që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi!»—JOBI 34:10.

«I Plotfuqishmi nuk e shtrembëron drejtësinë.»—JOBI 34:12.

Perëndia nuk e pranon fenë që e keqparaqet.

Këtu përfshihen fetë që mësojnë se vuajtjet na i shkakton Zoti, si edhe ata që përzien në luftë e dhunë.

«Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim [të Zotit]. Nuk i kam dërguar unë, nuk i kam urdhëruar dhe as kam folur me ta. Profetizojnë një vegim të gënjeshtërt . . . dhe mashtrimin e zemrës së tyre.»—JEREMIA 14:14.

Jezui e dënoi hipokrizinë fetare.

«Jo kushdo që më thotë: ‘Zotëri, Zotëri’ do të hyjë në Mbretërinë e qiejve, por do të hyjë vetëm ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej. Shumë do të më thonë atë ditë: ‘Zotëri, Zotëri, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk dëbuam demonë në emrin tënd dhe a nuk kryem shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?’ E megjithatë unë do t’u them: ‘Kurrë nuk ju kam njohur. Largohuni nga unë, ju që bëni vepra të paligjshme!’»—MATEU 7:21-23.

A e ka fajin Zoti për vuajtjet tona?

Imagjino një baba që rrit fëmijët dhe kujdeset për ta. Më vonë, një nga djemtë rebelohet, ikën nga shtëpia dhe merr një rrugë vetëshkatërruese. A e ka fajin babai për sjelljen e djalit? A ka kuptim që djali t’ia hedhë fajin babait për pasojat e hidhura? As ne s’kemi pse ta fajësojmë Zotin për vuajtjet tona.

Por, a do të thotë kjo se e kemi ne fajin?

Shih pyetjen 2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo