BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g20 nr. 2 f. 12-13
  • 4. A ishte e thënë që të vuanim?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 4. A ishte e thënë që të vuanim?
  • Zgjohuni!—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse ka rëndësi
  • Për të menduar
  • Çfarë thotë Bibla
  • Çfarë thotë Bibla për vuajtjet
    Zgjohuni!—2015
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2020
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Pyetja 3: Pse Perëndia lejon që të vuaj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Zgjohuni!—2020
g20 nr. 2 f. 12-13
Një familje për kamping në mal, po bën një selfie me malet në sfond.

4. A ishte e thënë që të vuanim?

Pse ka rëndësi

Përgjigja e kësaj pyetjeje ndikon te pikëpamja jonë për jetën.

Për të menduar

A ka kuptim që Krijuesi i gjithë gjërave të bukura në botë të na lërë në dorë të vuajtjeve?

Sipas njerëzve jofetarë, vuajtjet janë një arsye për të vënë në dyshim motivet e Perëndisë, e madje edhe vetë ekzistencën e tij. Ata besojnë se vuajtjet tregojnë se (1) Perëndia nuk ka fuqi t’u japë fund, (2) Perëndia nuk do që t’u japë fund ose (3) Perëndia nuk ekziston.

A janë këto të vetmet mundësi?

MËSO MË SHUMË

Shih videon Si të jemi të sigurt se Bibla është e besueshme?, në jw.org.

Çfarë thotë Bibla

Perëndia nuk na krijoi që të vuanim.

Ai do që ta shijojmë jetën.

«S’ka gjë më të mirë për njeriun se të gëzojë e të bëjë mirë gjatë jetës së vet, dhe që çdo njeri të hajë, të pijë e të kënaqet për gjithë mundin e vet. Kjo është dhuratë nga Perëndia.»—EKLISIASTIU 3:12, 13.

Perëndia u dha dy njerëzve të parë një fillim të përsosur.

Ai nuk i solli në jetë që ata dhe pasardhësit e tyre të vuanin.

«Perëndia . . . u tha: ‘Jini të frytshëm dhe shumohuni, mbusheni tokën e zotërojeni.’»—ZANAFILLA 1:28.

Dy njerëzit e parë zgjodhën të ishin të pavarur nga Perëndia.

Si pasojë, i shkaktuan shumë vuajtje vetes dhe gjithë pasardhësve të tyre.

«Mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, e kështu vdekja u përhap te të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar.»—ROMAKËVE 5:12.a

Perëndia nuk na krijoi që të jetonim të pavarur prej tij dhe pa udhëheqjen e tij.

Sikurse nuk u krijuam për të jetuar nën ujë, po njësoj nuk u krijuam për t’u vetëqeverisur.

«Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e tij.»—JEREMIA 10:23.

Perëndia nuk do që të vuajmë.

Ai do që t’i shmangim problemet sa më shumë të jetë e mundur.

«Ah, sa shumë dua që t’u kushtosh vëmendje urdhërimeve të mia! Atëherë paqja jote do të jetë si lumë.»—ISAIA 48:18.

a Në Bibël, fjala «mëkat» nuk u referohet vetëm veprimeve të gabuara, por edhe një dobësie që kanë trashëguar të gjithë njerëzit.

A ishte e thënë që të vuanim?

Jo. Vuajtjet nuk kanë qenë kurrë pjesë e qëllimit të Perëndisë për njerëzit. Ato filluan kur dy njerëzit e parë zgjodhën të ishin të pavarur nga Perëndia. Por kjo nuk do të thotë se raca njerëzore është e destinuar të vuajë pafundësisht.

A do të marrin fund vuajtjet ndonjëherë?

Shih pyetjen 5.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo