BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g21 nr. 3 f. 8-9
  • Çfarë nuk dinë shkencëtarët?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë nuk dinë shkencëtarët?
  • Zgjohuni!—2021
  • Material i ngjashëm
  • Një embriolog flet për besimin e tij
    Zgjohuni!—2016
  • Si erdhi në ekzistencë universi dhe jeta?
    Zgjohuni!—2002
  • Si ndikon shkenca në jetën tënde?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Krijuesi mund t’i shtojë domethënie jetës sonë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Shih më tepër
Zgjohuni!—2021
g21 nr. 3 f. 8-9
Një mësues i shkencave të natyrës diskuton me disa studentë.

Çfarë nuk dinë shkencëtarët?

Duket se shkencëtarët kanë studiuar thuajse çdo aspekt të universit që njohim. Prapëseprapë nuk u japin dot përgjigje shumë pyetjeve të rëndësishme.

A e shpjegon shkenca si filloi universi dhe jeta? E thënë shkurt, jo. Disa thonë se një degë e shkencës e njohur si kozmologji, mund të shpjegojë origjinën e universit. Megjithatë, një profesor astronomie në Kolegjin Dartmouth, Marselo Gleisër, që është agnosticist, përgjigjet: «S’e kemi shpjeguar aspak origjinën e universit.»

Po njësoj, një artikull i revistës Science News thoshte këtë për origjinën e jetës: «Duket e pamundur të përcaktosh si filloi vërtet jeta në Tokë: shumica e shkëmbinjve dhe e fosileve që mund të tregonin çfarë ka ndodhur në fillesat e saj, janë zhdukur me kohë.» Nga këto pohime mund të kuptojmë se shkenca akoma nuk i përgjigjet pyetjes: si filloi universi dhe jeta?

Por mund të thuash me vete: «Nëse jeta në tokë është projektuar, kush është projektuesi?» Ndoshta të kanë lindur edhe këto pyetje: «Nëse ekziston një Krijues i mençur dhe i dashur, pse lejon që krijesat e tij njerëzore të vuajnë? Pse toleron kaq forma të ndryshme adhurimi? Pse i lejon ata që pretendojnë se e adhurojnë të bëjnë të këqija?»

Shkenca nuk mund t’u përgjigjet këtyre pyetjeve. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se s’mund të gjesh përgjigje logjike. Faktikisht, shumë njerëz kanë gjetur përgjigje bindëse në Bibël.

Nëse dëshiron të kuptosh pse disa shkencëtarë që kanë studiuar Biblën, thonë se besojnë te një Krijues, shko te jw.org. Kërko serinë e videove Pikëpamje për origjinën e jetës.

Shkenca dhe Bibla i bindën

Giorgi Koidan, kimist

«Shpesh gjatë punës sime ‘formoj’ molekula. Është si të luash shah: duhet t’i planifikosh lëvizjet që më përpara. Nëse lë një veprim pa kryer, molekula mund të shpërbëhet. Ndonëse puna ime është e ndërlikuar, është e thjeshtë në krahasim me mijëra reaksione kimike që ndodhin në qelizat e gjalla për të prodhuar molekula kimike komplekse. Kjo më shtyn të besoj se duhet të ketë një Kimist të Madh—një Krijues.

Kur studiova Biblën, kuptova se nuk është një libër i zakonshëm. Vërtet u shkrua rreth 2.000 vjet më parë, por mendoj se këshillat e saj janë shumë të dobishme edhe sot. Ajo çfarë thotë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në familje, në punë dhe me fqinjët, funksionon vërtet. Kam arritur në përfundimin se vetëm dikush me një inteligjencë superiore mund të japë këshilla të tilla.»

Jan Dë Shue, embriolog

«Ndërkohë që embrioni zhvillohet, të gjitha qelizat duhet të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën që t’i transformojnë disa qeliza në nerva, muskuj, kocka, gjak dhe në inde të tjera, e si përfundim të formojnë një individ. Mekanizmi që drejton zhvillimin e një embrioni, është përtej aftësisë sonë për të kuptuar. Unë këtë e përkufizoj kështu: jeta duhet të ketë ardhur nga një projektues inteligjent.

Mënyra si e përshkruan Bibla te Psalmi 139:15, 16 rritjen e embrionit në barkun e nënës, ngjason shumë me zbulimet e dekadave të fundit të shkencëtarëve. A do të bënte një përshkrim kaq të saktë shumë, shumë kohë më parë shkrimtari i Biblës nëse nuk do t’ia kishte zbuluar Krijuesi?»

Shih videon Rosio Pikado Herrero: Një mësuese kimie flet për besimin e saj. Kërkoje titullin e videos në jw.org.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo