BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g22 nr. 1 f. 10-12
  • 3 | Ruaj marrëdhëniet me njerëzit e tu të dashur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 3 | Ruaj marrëdhëniet me njerëzit e tu të dashur
  • Zgjohuni!—2022
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’duhet të dish
  • Ç’mund të bësh
  • Miq të mirë, «miq» të këqinj
    Zgjohuni!—2004
  • Zgjidhi miqtë me mençuri
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Të plotësojmë dëshirën e zjarrtë për miqësi
    Zgjohuni!—2004
  • Të ruajmë miqësitë në një botë pa dashuri
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Zgjohuni!—2022
g22 nr. 1 f. 10-12
Një çift i moshuar, të lumtur dhe të përqafuar.

BOTA NË KAOS

3 | Ruaj marrëdhëniet me njerëzit e tu të dashur

PSE KA RËNDËSI

Teksa ankthi nga kaosi në botë shtohet, shumë njerëz si pa kuptuar, lejojnë që marrëdhëniet me njerëzit e tyre të dashur të ftohen.

  • Njerëzit izolohen nga miqtë.

  • Bashkëshortët bëhen gjithnjë e më agresivë ndaj njëri-tjetrit.

  • Prindërit i kushtojnë pak ose aspak vëmendje ankthit të fëmijëve të tyre.

Ç’duhet të dish

  • Miqësitë janë thelbësore për shëndetin fizik dhe emocional, sidomos gjatë periudhave të vështira.

  • Stresi i shkaktuar nga kaosi mund të sjellë probleme të papritura për familjen.

  • Lajmet tronditëse mund të ndikojnë te fëmijët e tu më shumë sa ç’e mendon.

Ç’mund të bësh

Bibla thotë: «Miku i vërtetë të do në çdo kohë dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.»—Proverbat 17:17.

Mendo për dikë që është i gjindshëm dhe që mund të të japë këshilla praktike. Një mik i tillë i dashur do të të ndihmojë të kesh forcën për të përballuar vështirësitë e përditshme.

ÇFARË TË BËSH—Sugjerime të dobishme

Kur bota është në kaos, ruaj marrëdhëniet me njerëzit e tu të dashur duke ndjekur këta hapa praktikë

FORCO MARTESËN

Një çift i moshuar, të lumtur dhe të përqafuar.

Forco martesën

Bibla thotë «Dy janë më mirë se një. . . . Në fakt, në rëntë njëri, tjetri mund ta ndihmojë shokun të ngrihet.» (Eklisiastiu 4:9, 10) Një çift duhet të jetë si piloti dhe ndihmëspiloti i të njëjtit avion, jo si dy avionë luftarakë gati për t’u përplasur.

  • Jini të vendosur të mos ia nxirrni stresin njëri-tjetrit. Durimi dhe toleranca hyjnë gjithnjë në punë.

  • Të paktën një herë në javë bisedoni për problemet që mund të keni. Përpiquni të zgjidhni problemin e jo të gjeni fajtorin.

  • Lini kohë të bëni së bashku gjëra që të dy i keni qejf.

  • Kujtoni kohët e bukura që keni kaluar së bashku, ndoshta duke parë fotot e dasmës ose të çasteve të tjera të këndshme.

«Një çift mund të mos bjerë dakord për çdo gjë, por kjo s’do të thotë që s’mund të bashkëpunojnë si skuadër. Vendimet i marrin së bashku, dhe pastaj të dy kontribuojnë që ato të kenë sukses.»—Davidi.

RUAJ MIQËSITË

  • Vajza të racave dhe prejardhjeve të ndryshme që qeshin dhe gëzojnë shoqërinë e njëra-tjetrës.

    Ruaj miqësitë

    Përveçse të pranosh ndihmën e miqve, mendo edhe si t’u japësh një dorë. Kur forcon të tjerët, forcon edhe veten.

  • Kontakto çdo ditë disa nga miqtë që të interesohesh për ta.

  • Pyeti si i kanë përballuar vështirësi të ngjashme me ato që po kalon.

«Kur jeta të sjell një stuhi vështirësish, miqtë janë si një far që të tregon se nga duhet të shkosh, qoftë edhe duke të të kujtuar gjëra që tashmë i di. Miqtë merakosen për ty dhe e dinë që edhe ti ke të njëjtin merak për ta.»—Nikol.

QËNDROJU PRANË FËMIJËVE TË TU

Prindër me dy fëmijët e tyre, të ulur në skelë duke admiruar peizazhin përreth tyre.

Qëndroju pranë fëmijëve

Bibla thotë: «Çdo njeri duhet të jetë i shpejtë për të dëgjuar, të mos nxitohet për të folur.» (Jakovi 1:19) Fëmijët mund të hezitojnë të shprehin menjëherë çfarë i frikëson dhe i shqetëson, por duke i dëgjuar me durim, do t’i ndihmosh të hapen.

  • Krijo një ambient të rehatshëm ku fëmijët mund të shprehen lirshëm. Disa fëmijë e kanë më të lehtë të hapen kur janë të relaksuar—për shembull, gjatë udhëtimeve me makinë ose shëtitjeve—sesa kur ulen ballë për ballë me prindin.

  • Bëj kujdes që fëmijët të mos ekspozohen tepër ndaj lajmeve tronditëse.

  • Tregoju fëmijëve hapat që ke marrë për sigurinë e familjes.

  • Bëj një plan emergjence dhe praktikoje me fëmijët.

«Fol me fëmijët dhe lëri të shprehen si ndihen. Mbase janë duke i fshehur disa ndjenja, si frikën, ankthin apo zemërimin. Tregoju që edhe ti lufton me të njëjtat ndjenja dhe si i përballon ato.»—Betania

Skenë nga videoja «Familja jote mund të jetë e lumtur». Një çift i lumtur shëtitin të kapur për dore.

MËSO MË SHUMË. Shih videon Familja jote mund të jetë e lumtur.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo