BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ht mësimi 3 f. 17-20
  • Hyrje të efektshme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hyrje të efektshme
  • Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • **********
  • **********
  • Hyrja që ngjall interes
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde
ht mësimi 3 f. 17-20

Studimi 3

Hyrje të efektshme

1 Ngjallja e interesit. Hyrja e një fjalimi duhet të ngjallë interes për subjektin. Ajo duhet të tërheqë vëmendjen e auditorit tënd dhe t’i përgatitë ata për ta konsideruar në mënyrë të favorshme atë që vijon. Për ta arritur këtë, është e nevojshme që t’i tregosh auditorit vlerën e subjektit tënd.

2 Një nga mënyrat më të mira të ngjalljes së interesit për një fjalim, është që të përfshish në të auditorin. Bëji të kuptojnë se ky informacion është jetësor për ta, se ka të bëjë me jetën e tyre. Për ta bërë këtë, duhet të nisesh nga niveli i auditorit. Kjo ka kuptimin se ajo që thua duhet të jetë brenda njohurisë së përgjithshme të atyre që të dëgjojnë. Mund të jetë një ilustrim, një problem apo një seri pyetjesh. Por gjithmonë duhet të jetë diçka që është e njohur për auditorin tënd, në mënyrë që ata të mund ta kuptojnë dhe ta zbatojnë për veten e tyre.

3 Në disa raste, mund të jetë e nevojshme që në hyrjen tënde të kapërcesh paragjykimet. Kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë, nëse subjekti që po trajtohet është shumë i diskutueshëm. Në raste të tilla, hyrja jote është jetësore nëse dëshiron që auditori të të ndjekë, derisa argumentet që përcaktojnë atë pikë të jenë trajtuar me efektshmëri. Në shërbimin nga shtëpia në shtëpi, shpesh është e mundur që të kapërcehet një kundërshtim i zakonshëm, duke e përmendur atë që në fillim me takt dhe pastaj duke vazhduar me materialin që dëshiron të trajtosh.

4 Ajo çfarë thua ka gjithmonë rëndësi të dorës së parë. Por për të ngjallur interes nëpërmjet hyrjes sate, mënyra se si e thua atë, është ndoshta më e rëndësishme se pothuajse në çdo pjesë tjetër të fjalimit. Për këtë arsye, hyrja jote kërkon një përgatitje paraprake të kujdesshme, jo vetëm në lidhje me atë se çfarë do të thuash, por edhe me mënyrën në të cilën ke ndër mend ta shprehësh.

5 Zakonisht, fjalitë e shkurtra dhe të thjeshta në hyrje, do ta përmbushin më së miri qëllimin tënd. Meqenëse zgjedhja e fjalëve është kaq jetësore për arritjen e objektivit tënd, brenda kohës së shkurtër në dispozicion për hyrjen, mund ta shohësh si dobiprurëse që dy apo tri fjalitë e para t’i përgatitësh me shumë kujdes. Shkruaji në shënimet e tua, në mënyrë që të mund t’i lexosh, ose mësoji përmendësh, në mënyrë që fjalët e tua hyrëse të kenë gjithë forcën ndikuese që meritojnë dhe kërkojnë. Përveç kësaj, kjo do të të japë më shumë siguri në fillim, si dhe një mundësi që të fitosh qetësinë e mjaftueshme për të vazhduar në mënyrë të atypëratyshme.

6 Edhe disa fjalë akoma për sa i përket mënyrës së të shprehurit të hyrjes sate, megjithëse këshilluesi yt nuk do të merret me këto pika në lidhje me këtë cilësi oratorike. Nëse ndihesh nervoz, ngadalësoje ritmin dhe fol me një ton të ulët zëri. Fol me siguri, por shmang çdo përshtypje të të qenët dogmatik. Një sjellje e tillë mund ta largojë auditorin tënd që në fillim.

7 Edhe pse hyrja e një fjalimi është gjëja e parë që prezantohet, zakonisht ajo përgatitet në mënyrë më të efektshme, pasi të jetë organizuar mirë trupi i fjalimit. Kjo do të të lejojë që të dish se çfarë do të jetë më e mira të thuash, në mënyrë që t’i bësh një hyrje të përshtatshme materialit që ke përgatitur.

**********

8 I përshtatet temës. Vetëm nëse i përshtatet temës, hyrja jote do të çojë në mënyrë të efektshme drejt subjektit. Duhet ushtruar kujdes i madh, që në hyrje të përdorësh vetëm atë që i kontribuon qëllimit për të cilin flet. Sigurisht, ajo duhet të jetë në përputhje me dinjitetin e mesazhit të Mbretërisë dhe duhet të jetë formuluar në një mënyrë që nuk ofendon ata që mund të jenë të huaj në auditor.

9 Hyrja jote jo vetëm që duhet të çojë drejt subjektit të trajtimit tënd, por duhet të paraqesë qartë aspektin e veçantë të materialit që do të trajtosh. Kjo do të thotë që ta kufizosh subjektin tënd brenda një teme specifike dhe pastaj, në ndonjë mënyrë, ta identifikosh atë temë aq sa është praktike, në hyrjen tënde. Nëse nuk e thua temën në mënyrë specifike, në disa raste mund të përdorësh në hyrje fjalët kyçe apo ato të temës. Në këtë mënyrë, auditori yt nuk do të jetë duke pritur që të trajtosh ndonjë aspekt tjetër të subjektit, që titulli i fjalimit tënd mund ta sugjerojë.

10 Të gjitha fjalimet duhet të jenë si një e tërë e unifikuar, jo duke filluar me një gjë dhe duke mbaruar me një tjetër. Për më tepër, çështja e një hyrjeje që i përshtatet temës, duhet ekuilibruar me bërjen e një hyrjeje që ngjall interes. Me fjalë të tjera, tema nuk duhet sakrifikuar thjesht që në fillim të ketë një tregim të bukur. Qëllimi i fjalimit duhet të mbizotërojë në përzgjedhjen e materialit tënd. Ai duhet t’i përshtatet dhe të jetë koherent me trupin e fjalimit.

**********

11 Me gjatësi të përshtatshme. Sa e gjatë duhet të jetë një hyrje? Nuk ka një përgjigje specifike që do t’u përshtatej të gjitha situatave. Gjatësia e një hyrjeje varet nga koha e lejuar për vetë subjektin, qëllimi i fjalimit, auditori të cilit i drejtohet dhe nga shumë konsiderata të ngjashme.

12 Në fakt, duke dëgjuar një fjalim, zakonisht duhet të jetë e vështirë, për shkak të vazhdimësisë, që të bëhet një ndarje e përcaktuar qartë ndërmjet hyrjes dhe trupit. Ky është problemi që do të ketë këshilluesi yt në trajtimin e kësaj cilësie në Fletushkën tënde të këshillave mbi oratorinë. Çdo student përdor disa vërejtje hyrëse në fjalimin e tij, por këshilluesi do të jetë i interesuar për këtë: A është hyrja kaq e shpërndarë, kaq e hollësishme, kaq e gjatë, saqë auditori e humbet qetësinë përpara se të hysh në argumentet kryesore që duhen prezantuar?

13 Një hyrje duhet të ecë drejt subjektit me një ndjekje mendimesh të përcaktuar, të rregullt dhe të shpejtë, pa sakrifikuar cilësitë që ngjallin interes. Ajo duhet të jetë e plotë, pa boshllëqe. Kjo kërkon që të mendohet me kujdes mbi të, sepse nëse fillimi yt është kaq larg subjektit, saqë kërkon një shpjegim të gjatë dhe të hollësishëm, atëherë më e mira do të ishte ta rishikoje hyrjen tënde dhe të gjeje ndoshta një pikë të re nisjeje.

14 Nëse është e vështirë që ndërmjet hyrjes dhe trupit të fjalimit të gjendet një ndarje e qartë, ka mundësi që hyrja jote të jetë me gjatësi të përshtatshme. Kjo do të tregojë se e ke futur kaq mirë në material auditorin tënd, saqë ata po i dëgjojnë argumentet e tua, faktikisht pa e kuptuar fare ndarjen. Nga ana tjetër, nëse ata fillojnë të pyesin veten se kur do të futesh në temë, mund të jesh i sigurt se hyrja jote është tepër e gjatë. Shpesh kjo është një dobësi në prezantimet nga shtëpia në shtëpi, ku hera-herës është e nevojshme që gjatësia e hyrjeve të tua të ndryshojë nga njëra derë tek tjetra.

15 Kur je duke mbajtur të vetmin fjalim në program, apo po jep një fjalim stërvitjeje, hyrja jote mund të jetë më e gjatë se në raste të tjera. Por, nëse fjalimi yt është pjesë e një simpoziumi, apo pjesë e një mbledhjeje për shërbim, hyrja jote mund të jetë e shkurtër dhe drejt e në temë, sepse është pjesë e një të tëre të unifikuar, për të cilën tashmë është bërë hyrja. Shumë kohë harxhohet në mënyrë të panevojshme me anë të hyrjeve të gjata e të ngatërruara. Është trupi i fjalimit ai që do të përçojë idetë që duhet të paraqesësh.

16 Duke bërë një përmbledhje, hyrja jote shërben vetëm për të vendosur kontaktin, për të ngjallur interesin dhe për të çuar drejt subjektit që do të trajtosh. Bëje këtë me sa më shumë shpejtësi që të jetë praktike dhe pastaj futu në thelbin e vërtetë të subjektit tënd.

[Pyetjet]

1-3. Në hyrjen e një fjalimi, me cilat mjete mund të ngjallësh interes për subjektin?

4-6. Cilët faktorë të tjerë do të ndihmojnë që hyrjet tona të ngjallin interes?

7. Kur duhet ta përgatitësh hyrjen tënde?

8-10. Si mund t’i bëjmë hyrjet tona të përshtatshme për temën?

11-14. Në çfarë mënyre mund të përcaktojmë nëse hyrja është me gjatësi të përshtatshme?

15, 16. Sa e gjatë duhet të jetë hyrja e një fjalimi, kur ai është pjesë e një simpoziumi?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo