BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 61
  • Davidi bëhet mbret

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Davidi bëhet mbret
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Davidi dhe Sauli
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Pse Davidi duhet të arratiset
    Libri im i tregimeve biblike
  • Përmbajtja e 1 Samuelit
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Sauli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 61
Në errësirën e natës, Davidi i thërret mbretit Saul

TREGIMI 61

Davidi bëhet mbret

SAULI përsëri përpiqet që ta kapë Davidin. Ai zgjedh 3.000 ushtarët më të mirë dhe shkon ta kërkojë. Kur Davidi mëson këtë gjë, dërgon disa vëzhgues për të zbuluar se ku kanë ndaluar për të kaluar natën Sauli dhe njerëzit e tij. Pastaj Davidi pyet dy nga njerëzit e tij: ‘Kush nga ju do të vijë me mua te kampi i Saulit?’

‘Vij unë’,​—përgjigjet Abishai. Abishai është djali i Zerujasë, motrës së Davidit. Ndërsa Sauli dhe njerëzit e tij flenë, Davidi dhe Abishai futen fshehurazi në kamp. Ata marrin heshtën e Saulit dhe shtambën e tij të ujit që ndodheshin pranë kokës së tij. Asnjë nuk i sheh dhe nuk i dëgjon, sepse të gjithë janë në gjumë të thellë.

Shiko tani Davidin dhe Abishain! Ata janë larguar dhe janë shëndoshë e mirë në majë të kodrës. Davidi i thërret që nga lart komandantit të ushtrisë izraelite: ‘Abner, pse nuk po e mbron zotërinë tënd, mbretin? Shiko! Ku janë heshta dhe shtamba e tij e ujit?’

Sauli zgjohet. Ai e njeh zërin e Davidit dhe e pyet: ‘Ti je, David?’ A e sheh Saulin dhe Abnerin atje poshtë?

‘Po, zotëria im mbret’,​—i përgjigjet Davidi. Pastaj Davidi e pyet: ‘Pse kërkon të më kapësh? Ç’të keqe të kam bërë? Ja ku është heshta jote, o mbret. Dërgo një nga burrat e tu ta marrë.’

Mbreti Saul dëgjon zërin e Davidit

‘Unë kam gabuar,​—pranon Sauli.—​Kam vepruar si i pamend.’ Pas kësaj, Davidi shkon në rrugën e tij dhe Sauli kthehet në shtëpi. Por Davidi thotë me vete: ‘Ndonjë ditë Sauli do të më vrasë. Për të shpëtuar, duhet të shkoj në tokën e filistinëve.’ Dhe kështu bën. Davidi arrin t’i mashtrojë filistinët dhe i bën që të besojnë se tani është në anën e tyre.

Pas ca kohësh, filistinët shkojnë të luftojnë kundër Izraelit. Në betejë vriten Sauli dhe Jonatani. Kjo e trishton shumë Davidin dhe ai shkruan një këngë shumë të bukur: ‘Jam i trishtuar për ty, vëllai im Jonatan. Sa i dashur ishe për mua!’

Pas kësaj ngjarjeje, Davidi kthehet në Izrael, në qytetin e Hebronit. Atje bëhet një luftë ndërmjet njerëzve që zgjedhin si mbret Ish-Boshethin, djalin e Saulit, dhe njerëzve të tjerë që duan Davidin si mbret. Por, në fund, njerëzit e Davidit fitojnë. Davidi është 30 vjeç kur bëhet mbret. Për shtatë vjet e gjysmë ai mbretëron në Hebron. Atje i lindin disa djem, që quhen Amnon, Absalom dhe Adonijah.

Vjen koha kur Davidi dhe njerëzit e tij shkojnë të pushtojnë një qytet të bukur që quhet Jerusalem. Këtë betejë e udhëheq Joabi, djali tjetër i Zerujasë, motrës së Davidit. Prandaj Davidi si shpërblim e bën komandant të ushtrisë së tij. Tani Davidi fillon të mbretërojë në qytetin e Jerusalemit.

1 Samuelit 26:1-25; 27:1-7; 31:1-6; 2 Samuelit 1:26; 3:1-21; 5:1-10; 1 Kronikave 11:1-9.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo