BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 76
  • Jerusalemi shkatërrohet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jerusalemi shkatërrohet
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Libri biblik numër 26​—Ezekieli
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Pika kryesore nga libri i Ezekielit​—II
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Pika kryesore nga libri i Ezekielit​—I
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Ezekieli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 76
Izraelitë që merren robër nga ushtarët babilonas

TREGIMI 76

Jerusalemi shkatërrohet

KANË kaluar më shumë se 10 vjet që kur mbreti Nabukodonosor mori me vete në Babiloni të gjithë izraelitët më të shkolluar. Shiko çfarë po ndodh tani! Jerusalemi po digjet dhe izraelitët që nuk u vranë, po i çojnë robër në Babiloni.

Të kujtohet, profetët e Jehovait paralajmëruan që do të ndodhte kjo, në qoftë se njerëzit nuk ndryshonin sjelljen e tyre të keqe. Por izraelitët nuk i dëgjuan profetët. Ata vazhduan të adhuronin perëndi të rreme në vend të Jehovait. Prandaj e meritojnë të ndëshkohen. E dimë këtë, sepse profeti i Perëndisë, Ezekieli, na tregon për gjërat e këqija që bënin izraelitët.

A e di kush është Ezekieli? Është një nga djemtë e rinj që mbreti Nabukodonosor mori në Babiloni më shumë se 10 vjet para këtij shkatërrimi të madh të Jerusalemit. Danieli dhe tre shokët e tij, Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja, u morën në Babiloni në të njëjtën kohë.

Ndërsa Ezekieli ndodhet akoma në Babiloni, Jehovai i tregon gjërat e këqija që po ndodhnin në tempullin e Jerusalemit. Jehovai e bën këtë me anë të një mrekullie. Në të vërtetë Ezekieli është akoma në Babiloni, por Jehovai e lë të shohë çdo gjë që ndodh në tempull. Ajo që shikon Ezekieli është tronditëse!

‘Shiko gjërat e neveritshme që bën populli këtu në tempull,​—i thotë Jehovai Ezekielit.—​Shiko muret e mbuluara me piktura gjarpërinjsh dhe të kafshësh të tjera. Dhe shiko izraelitët që i adhurojnë!’ Ezekieli i shikon këto gjëra dhe shkruan atë që po ndodh.

—A e sheh se çfarë bëjnë udhëheqësit izraelitë në fshehtësi?—​e pyet Jehovai Ezekielin. Po, Ezekieli e shikon edhe këtë. Janë 70 burra dhe po adhurojnë perëndi të rreme. Ata thonë: ‘Jehovai nuk na shikon. Ai është larguar nga ky vend.’

Pastaj Jehovai i tregon Ezekielit disa gra te porta veriore e tempullit. Ato janë ulur atje e po adhurojnë perëndinë e rreme Tamuz. Po ata burrat në hyrje të tempullit të Jehovait, ç’bëjnë? Janë rreth 25 burra. Ezekieli i shikon. Ata po përkulen nga lindja dhe po adhurojnë diellin!

—Këta njerëz nuk kanë respekt për mua,​—thotë Jehovai.—​Ata jo vetëm që bëjnë gjëra të këqija, por i bëjnë këto pikërisht në tempullin tim! Prandaj Jehovai premton: ‘Do ta ndiejnë forcën e zemërimit tim. Nuk do të më vijë keq për ta kur të shkatërrohen.’

Muret e Jerusalemit duke u djegur

Vetëm tre vjet pasi Jehovai i tregon Ezekielit këto gjëra, izraelitët ngrenë krye kundër mbretit Nabukodonosor. Prandaj, ai shkon të luftojë kundër tyre. Një vit e gjysmë më vonë, babilonasit çajnë muret e Jerusalemit dhe djegin qytetin. Shumë njerëz i vrasin ose i marrin robër në Babiloni.

Pse lejoi Jehovai që izraelitëve t’u ndodhte ky shkatërrim i tmerrshëm? Sepse ata nuk e dëgjuan Jehovain dhe nuk iu bindën ligjeve të tij. Kjo tregon sa e rëndësishme është që ne të bëjmë gjithmonë çfarë thotë Perëndia.

Në fillim, disa njerëz lejohen të qëndrojnë në vendin e Izraelit. Mbreti Nabukodonosor vë si udhëheqës të këtyre njerëzve Gedaliahun, një izraelit. Por, pastaj, disa izraelitë e vrasin Gedaliahun. Tani njerëzit kanë frikë se mos babilonasit vijnë që t’i shkatërrojnë për këtë gjë të keqe që ka ndodhur. Prandaj, e detyrojnë Jereminë të vejë me ta dhe largohen për në Egjipt.

Pas kësaj, vendi i Izraelit mbetet fare pa njeri. Për 70 vjet, asnjeri nuk jeton në atë vend. Është krejtësisht bosh. Por Jehovai premton se do ta kthejë popullin atje pas 70 vjetësh. Mirëpo, çfarë po ndodh ndërkohë me popullin e Perëndisë atje ku i kanë çuar, në Babiloni? Le të shohim.

2 Mbretërve 25:1-26; Jeremia 29:10; Ezekieli 1:1-3; 8:1-18.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo