BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 79
  • Danieli në gropën e luanëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Danieli në gropën e luanëve
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Danieli në gropën e luanëve
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • I çliruar nga dhëmbët e luanëve!
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Danieli i shërbeu Perëndisë pa u lëkundur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Dari: Një mbret me ndjenjë drejtësie
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 79
Danieli në gropën e luanëve

TREGIMI 79

Danieli në gropën e luanëve

OBOBO! Duket sikur Danieli është në një hall shumë të madh. Por luanët nuk po i bëjnë gjë! A e di pse? Kush e hodhi Danielin këtu, ku janë gjithë këta luanë? Le të shohim.

Tani mbret i Babilonisë është një burrë me emrin Dar. Ai e pëlqen shumë Danielin, sepse ky është i dashur dhe i mençur. Dari e zgjedh Danielin si një nga qeveritarët kryesorë të mbretërisë së tij. Kjo i bën burrat e tjerë xhelozë për Danielin. Dhe ja çfarë bëjnë.

Shkojnë te Dari dhe i thonë: ‘Ne, o mbret, kemi rënë dakord që ti të bësh një ligj ku të thuhet se, për 30 ditë, asnjë nuk duhet t’i lutet ndonjë perëndie ose njeriu përveç teje, o mbret. Në qoftë se dikush nuk bindet, atëherë ai do t‘u hidhet luanëve.’ Dari nuk e di pse këta burra duan ta bëjnë këtë ligj. Por mendon se kjo është një ide e mirë, prandaj e shkruan ligjin. Tani ligji nuk mund të ndryshohet.

Kur Danieli merr vesh për këtë ligj, shkon në shtëpi dhe lutet, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Burrat e këqij e dinin që Danieli do të vazhdonte t’i lutej Jehovait. Ata janë të kënaqur, sepse duket sikur plani i tyre për të hequr qafe Danielin po funksionon.

Kur mbreti Dar mëson përse këta njerëz donin ta bënin këtë ligj, i vjen shumë keq. Megjithatë nuk mund ta ndryshojë ligjin, prandaj i duhet të japë urdhër që Danielin ta hedhin në gropën e luanëve. Por mbreti i thotë Danielit: ‘Unë shpresoj që Perëndia të cilit i shërben, të të shpëtojë.’

Mbreti Dar duke parë gropën e luanëve

Dari është kaq i shqetësuar, saqë nuk fle dot atë natë. Të nesërmen në mëngjes ai vrapon te gropa e luanëve, siç e sheh edhe në figurë. Ai bërtet: ‘Daniel, shërbëtor i Perëndisë së gjallë! A të ka shpëtuar dot nga luanët, Perëndia të cilit i shërben?’

‘Perëndia dërgoi engjëllin e tij,​—përgjigjet Danieli,—​që ua mbylli gojën luanëve, kështu që ata nuk më bënë gjë.’

Mbreti është shumë i gëzuar. Ai urdhëron ta nxjerrin Danielin nga gropa. Pastaj hedh në atë gropë burrat e këqij që u përpoqën ta hiqnin qafe Danielin. Madje, edhe para se të arrijnë në fund të gropës, luanët i kapin dhe ua copëtojnë kockat.

Pastaj mbreti Dar u shkruan të gjithë njerëzve në mbretërinë e tij: ‘Urdhëroj që të gjithë ta respektojnë Perëndinë e Danielit. Ai bën mrekulli të mëdha. E shpëtoi Danielin nga goja e luanëve.’

Danieli 6:1-28.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo