PJESA VI
Që nga lindja e Jezuit deri te vdekja e tij
Engjëlli Gabriel u dërgua te një vajzë shumë e mirë, me emrin Maria. Ai i tha se ajo do të kishte një fëmijë që do të sundonte si mbret përgjithmonë. Fëmija, Jezui, lindi në një stallë, ku e vizituan disa barinj. Më vonë, një yll i udhëhoqi disa burra që nga Lindja deri te fëmija i vogël. Do të mësojmë kush i bëri të shihnin atë yll dhe si shpëtoi Jezui nga përpjekjet për ta vrarë.
Pastaj shohim Jezuin, kur ishte 12 vjeç, që po bisedon me mësuesit në tempull. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, Jezui u pagëzua dhe filloi të predikonte e t’u mësonte të tjerëve për Mbretërinë, se për këtë vepër e kishte dërguar në tokë Perëndia. Për ta ndihmuar në këtë punë, Jezui zgjodhi 12 burra dhe i bëri apostujt e tij.
Jezui bëri edhe shumë mrekulli. Ai ushqeu mijëra njerëz vetëm me disa peshq të vegjël dhe pak bukë. Shëroi të sëmurët dhe ngriti edhe të vdekurit. Në fund, mësojmë shumë gjëra që i ndodhën Jezuit gjatë ditës së fundit të jetës së tij dhe si e vranë. Jezui predikoi rreth 3 vjet e gjysmë, kështu që PJESA VI përfshin një periudhë pak më shumë se 34 vjet.