BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 97
  • Jezui vjen si mbret

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui vjen si mbret
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Mbreti hyn në Jerusalem hipur në një kërriç
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Jezui shëron të sëmurët
    Libri im i tregimeve biblike
  • Një gomar flet
    Libri im i tregimeve biblike
  • Çfarë është mbretëria e Perëndisë? Si të tregojmë se e duam atë?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 97
Jezui ka hipur mbi gomar ndërsa turma tund degë palmash

TREGIMI 97

Jezui vjen si mbret

PAK kohë pasi shëron dy lypësit e verbër, Jezui vjen te një fshat i vogël afër Jerusalemit. Ai u thotë dy dishepujve të tij: ‘Hyni në fshat dhe gjeni një gomar të vogël. Zgjidheni dhe silleni tek unë.’

Pasi ia sjellin, Jezui hipën në gomar. Pastaj udhëton për në Jerusalem, që ndodhet aty afër. Kur arrin afër qytetit, një turmë e madhe njerëzish del për ta takuar. Shumë prej tyre heqin pelerinat dhe i shtrojnë në rrugë. Të tjerët këpusin degë palme. I shtrojnë edhe ato në rrugë dhe bërtasin: ‘Jehovai e bekoftë mbretin që vjen në emër të Tij!’

Në kohën e lashtë, në Izrael mbretërit e rinj duhej të hynin në Jerusalem hipur mbi gomar të vogël, për t’u paraqitur para njerëzve. Prandaj Jezui vepron kështu. Këta njerëz po tregojnë se duan që Jezui të jetë mbreti i tyre. Por jo të gjithë njerëzit e duan Jezuin. Këtë mund ta kuptojmë nga ajo që i ndodh kur shkon në tempull.

Në tempull, Jezui shëron njerëzit e verbër dhe të çalë. Kur fëmijët e shohin këtë, e lavdërojnë Jezuin me zë të lartë. Por kjo i zemëron priftërinjtë, që i thonë Jezuit: ‘A i dëgjon se çfarë po thonë fëmijët?’

‘Po,​—përgjigjet Jezui.—​A nuk keni lexuar në Bibël ku thuhet: “Nga goja e fëmijëve të vegjël Perëndia do të nxjerrë lavdi?”’ Prandaj fëmijët vazhdojnë të lavdërojnë mbretin e vendosur nga Perëndia.

Ne duam të jemi si ata fëmijë, apo jo? Disa njerëz mund përpiqen që të na ndalojnë, të mos flasim më për mbretërinë e Perëndisë. Por ne do të vazhdojmë t’u tregojmë të tjerëve për gjërat e mrekullueshme që Jezui do të bëjë për njerëzit.

Kur Jezui ishte në tokë, nuk ishte koha që të fillonte të sundonte si mbret. Kur do të vijë kjo kohë? Dishepujt e Jezuit duan ta dinë këtë. Në tregimin tjetër do të lexojmë për këtë.

Mateu 21:1-17; Gjoni 12:12-16.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo