BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 98
  • Në Malin e Ullinjve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në Malin e Ullinjve
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Jezui rikthehet në qiell
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Të rijetojmë ditët e fundit të Jezuit në tokë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • «Ora ka ardhur!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Jezui kthehet në qiell
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 98
Në Malin e Ullinjve, Jezui flet me disa nga apostujt e tij

TREGIMI 98

Në Malin e Ullinjve

KY ËSHTË Jezui që po rri në Malin e Ullinjve. Katër burrat që janë me të, janë apostujt e tij. Ata janë Andrea dhe vëllai i tij, Pjetri, si dhe Jakovi dhe vëllai i tij, Gjoni. Ajo ndërtesa që sheh atje tej është tempulli i Perëndisë në Jerusalem.

Tempulli në Jerusalem

Kanë kaluar dy ditë që kur Jezui hyri në Jerusalem hipur mbi një gomar të vogël. Është e martë. Herët në mëngjes, Jezui ishte në tempull. Atje priftërinjtë u përpoqën ta kapin Jezuin për ta vrarë. Por kishin frikë ta bënin këtë, sepse njerëzit e duan Jezuin.

‘Ju, gjarpërinj dhe bij gjarpërinjsh!’​—i quajti Jezui ata udhëheqës fetarë. Pastaj Jezui tha se Perëndia do t’i ndëshkonte për të gjitha gjërat e këqija që kishin bërë. Pas kësaj, Jezui u ngjit në Malin e Ullinjve, ku këta katër apostuj filluan ta pyesnin. A e di se për çfarë po e pyesin?

Apostujt e pyesin se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ata e dinë se Jezui do t’u japë fund të gjitha ligësive në tokë. Por duan të dinë kur do të ndodhë kjo. Kur do të vijë Jezui përsëri për të sunduar si Mbret?

Jezui e di që dishepujt e tij në tokë nuk do të mund ta shohin kur të kthehet përsëri. Kjo sepse ai do të jetë në qiell dhe ata nuk do të mund ta shohin atje. Prandaj, u thotë apostujve të tij disa gjëra që do të ndodhin në tokë kur ai të sundojë si Mbret në qiell. Cilat janë disa prej këtyre gjërave?

Jezui thotë se do të ketë luftëra të mëdha, shumë njerëz do të jenë të sëmurë dhe të uritur, do të ketë krime të këqija dhe tërmete të mëdha. Jezui thotë, gjithashtu, se lajmi i mirë për mbretërinë e Perëndisë do të predikohet kudo në tokë. A i kemi parë ne këto gjëra të ndodhin në kohën tonë? Po! Prandaj mund të jemi të sigurt se tani Jezui po mbretëron në qiell. Së shpejti, ai do t’u japë fund të gjitha ligësive në tokë.

Mateu 21:46; 23:1-39; 24:1-14; Marku 13:3-10.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo