BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 103
  • Në një dhomë të kyçur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në një dhomë të kyçur
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Varri është bosh dhe Jezui është gjallë!
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • «Kam parë Zotërinë!»
    Imitoni besimin e tyre
  • Jezui ringjallet
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Perëndia e kujton Birin e tij
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 103
Jezui i ringjallur shfaqet para dishepujve të tij

TREGIMI 103

Në një dhomë të kyçur

PASI Pjetri dhe Gjoni largohen nga varri ku kishte qenë trupi i Jezuit, Maria mbetet vetëm. Ajo fillon të qajë. Pastaj zgjat kokën për të parë brenda varrit, siç e pamë në figurën e tregimit të kaluar. Atje shikon dy engjëjt! Ata e pyesin: ‘Pse qan?’

Maria përgjigjet: ‘Ata e kanë hequr Zotërinë tim dhe nuk e di se ku e kanë vënë.’ Pastaj Maria kthehet dhe shikon një njeri. Ai e pyet: ‘Kë po kërkon?’

Maria mendon se ky burrë është kopshtari dhe se mund të ketë marrë trupin e Jezuit. Prandaj thotë: ‘Po ta kesh marrë ti, më thuaj ku e ke vënë.’ Por, në të vërtetë, ky burrë është Jezui. Ai ka marrë një trup me të cilin Maria nuk e dallon kush është. Por kur ai e thërret në emër, Maria e kupton që ky është Jezui. Ajo vrapon dhe u thotë dishepujve: ‘Unë kam parë Zotërinë!’

Më vonë, po atë ditë, ndërsa dy dishepuj po shkojnë në fshatin Emaus, një burrë fillon të ecë me ta. Dishepujt janë shumë të trishtuar, sepse Jezuin e kanë vrarë. Por ndërsa ecin, burri u shpjegon shumë gjëra nga Bibla, dhe kjo i bën të ndihen më mirë. Në fund, kur ndalojnë për të ngrënë, dishepujt e kuptojnë se ky burrë është Jezui. Atëherë Jezui zhduket dhe dy dishepujt kthehen shpejt prapa, në Jerusalem, për t’u treguar apostujve për të.

Kur po ndodh kjo, Jezui i shfaqet edhe Pjetrit. Të tjerët entuziazmohen kur dëgjojnë këtë. Pastaj, këta dy dishepuj, shkojnë në Jerusalem dhe gjejnë apostujt. U tregojnë atyre se si Jezui iu shfaq në rrugë. Dhe pikërisht kur ata po tregojnë këtë, a e di ç’gjë e çuditshme ndodh?

Shiko figurën. Jezui shfaqet drejt e në dhomë, edhe pse dera është e kyçur. Sa të lumtur janë dishepujt! A nuk është kjo një ditë e mrekullueshme? A mund të numërosh sa herë u është shfaqur deri tani Jezui dishepujve të tij? Të del numri pesë?

Apostull Thomai nuk është me ta, kur shfaqet Jezui. Prandaj, dishepujt i thonë: ‘Kemi parë Zotërinë!’ Por Thomai thotë se duhet ta shohë vetë Jezuin, pa ta besojë. Tetë ditë më vonë, dishepujt janë përsëri bashkë në një dhomë të kyçur dhe, këtë radhë, Thomai është me ta. Papritur, Jezui shfaqet drejt e në dhomë. Tani Thomai beson.

Gjoni 20:11-29; Luka 24:13-43.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo