Kënga 79
Krijimi zbulon lavdinë e Jehovait
1. O Jehova, mir’ shpirti im e di,
qiejt shpallin gjith’ lavdinë që ke ti.
Dit’ nat’, pareshtur flasin dhe dëshmojn’
që njohuri të butët të fitojn’.
Dit’ nat’, pareshtur flasin dhe dëshmojn’
që njohuri të butët të fitojn’.
2. Se diellin, hënën, yjet Jah ke bër’,
me shula mbylle ti uj’ra të tër’.
Njeriu vetëm sa mund të vështroj’
gjith’ sa ke bër’ e çdo dit’ të t’lëvdoj’.
Njeriu vetëm sa mund të vështroj’
gjith’ sa ke bër’ e çdo dit’ të t’lëvdoj’.
3. Ësht’ i përsosur ligji që jep Jah.
Shum’ përkujtu’s në Fjalën e tij ka.
Më t’mir’ se ari i kulluar jan’,
i mençur bëhet kush n’zemër i mban.
Më t’mir’ se ari i kulluar jan’,
i mençur bëhet kush n’zemër i mban!