Kënga 90
Të adhurojmë Jehovain, Zotërinë Sovran
1. O Jah, Per’ndia yn’ Sovran
t’vërtetën jep; në jet’ na mban.
Nga froni yt ç’drit’ rrezaton,
miliona t’but’ tek ti drejton.
2. Ësht’ koha që rritje të ket’
mes adhuru’sve të vërtet’.
K’ta vetëm ty Jah të nderojn’
dhe pa pushim të adhurojn’.
3. Ky popull që më luft’ s’mëson
së pari ty shërbim t’ofron.
Përkulet plot frik’ e nderim,
mban ligjin tënd e gjen gëzim.
4. Në k’të dit’ tënden, sa gëzojm’!
Mbret’rin’ ke vën’, për të punojm’.
Vet’ Biri yt sundon si Mbret
ndaj kënga jon’ sot fort buçet.