BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rs f. 285-f. 289
  • Përkthimi Bota e Re

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përkthimi Bota e Re
  • Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nëse dikush thotë:
  • Një moment historik për ata që e duan fjalën e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Përkthimi Bota e Re vlerësohet nga miliona njerëz në mbarë botën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Një përkthim i gjallë i Fjalës së Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • A është i saktë Përkthimi Bota e Re?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
Shih më tepër
Të arsyetojmë nga Shkrimet
rs f. 285-f. 289

Përkthimi Bota e Re

Përkufizimi: Një përkthim i drejtpërdrejtë i Shkrimeve të Shenjta nga gjuha hebraike, aramaike dhe greke në anglishten e sotme, i bërë nga një komitet dëshmitarësh të Jehovait, që janë të mirosur. Pjesëtarët e këtij komiteti thonë për veprën e tyre: «Përkthyesit e kësaj vepre, të cilët e duan Autorin Hyjnor të Shkrimeve të Shenjta, ndiejnë përpara tij një përgjegjësi të veçantë për të përcjellë mendimet dhe deklaratat e tij sa më saktë që të jetë e mundur. Gjithashtu, ndiejnë një përgjegjësi përpara lexuesve të kujdesshëm, që kanë nevojë për një përkthim të Fjalës së frymëzuar të Perëndisë Më të Lartë për shpëtimin e tyre të përhershëm.» Për herë të parë, ky përkthim doli pjesë-pjesë, nga viti 1950 deri në vitin 1960. Botimet në gjuhë të tjera janë bazuar te përkthimi në anglisht.

Ku bazohet «Përkthimi Bota e Re»?

Si bazë për përkthimin e Shkrimeve Hebraike u përdor teksti i Rudolf Kitelit, Biblia Hebraika, i botimeve të viteve 1951-1955. Rishikimi i vitit 1984 i Përkthimit Bota e Re përmban përditësime në përputhje me tekstin Biblia Hebraica Stuttgartensia të vitit 1977. Po ashtu, u konsultuan Rrotullat e Detit të Vdekur dhe shumë përkthime të hershme në gjuhë të tjera. Për Shkrimet e Krishtere Greke u përdor kryesisht teksti i autoritetshëm grek, i vitit 1881, i përgatitur nga Uestkoti dhe Horti, por u konsultuan edhe tekste të tjera të autoritetshme, si edhe mjaft versione të hershme në gjuhë të tjera.

Cilët ishin përkthyesit?

Kur paraqiti si një dhuratë të drejtat e botimit të përkthimit, Komiteti i Përkthimit të Biblës Bota e Re kërkoi që pjesëtarët e tij të mbeteshin anonimë. Shoqata Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania e respektoi kërkesën e tyre. Qëllimi i përkthyesve nuk ishte që të fitonin famë për veten, por t’i jepnin nderim Autorit Hyjnor të Shkrimeve të Shenjta.

Gjatë viteve, edhe komitete të tjera përkthimi kanë shprehur një pikëpamje të ngjashme. Për shembull, në kapakun e Botimit me referime (1971) të përkthimit New American Standard Bible, thuhet: «Ne nuk kemi përdorur emrin e ndonjë studiuesi për referime ose rekomandime, sepse besojmë që Fjala e Perëndisë duhet të çmohet në bazë të vlerave të veta.»

A është vërtet një përkthim i bërë nga dijetarë?

Meqë përkthyesit kanë vendosur të mbeten anonimë, nuk mund të jepet një përgjigje për sa i përket arsimimit të tyre. Përkthimi duhet vlerësuar për atë që është.

Ç’lloj përkthimi është ky? Së pari, është një përkthim i saktë, pothuajse fjalë për fjalë nga gjuhët origjinale. Nuk është një parafrazim i lirshëm, ku përkthyesit lënë jashtë hollësitë që i shohin si të parëndësishme dhe shtojnë idetë që mendojnë se do të jenë të dobishme. Si një ndihmë për studiuesit, disa botime të këtij përkthimi përmbajnë shumë shënime, të cilat tregojnë disa variante të versioneve të tjera ku, me të drejtë, shprehjet mund të përkthehen në më shumë se një mënyrë. Gjithashtu, përmbajnë edhe një listë të dorëshkrimeve të lashta specifike, ku bazohet përkthimi i disa shprehjeve.

Disa vargje mund të mos jenë pikërisht ashtu siç i ka mësuar ndokush. Cila mënyrë përkthimi është e drejtë? Lexuesit janë të ftuar të shqyrtojnë dorëshkrimet që citohen për të mbështetur atë varg, të cilat ndodhen te shënimet e Përkthimit Bota e Re, me referime, si dhe të lexojnë shpjegimet që jepen te shtojcat e ta krahasojnë përkthimin me shumë përkthime të tjera. Në përgjithësi, do të zbulojnë se edhe disa përkthyes të tjerë e kanë parë të nevojshme ta japin atë shprehje në një mënyrë të ngjashme.

Pse përdoret emri Jehova në Shkrimet e Krishtere Greke?

Duhet theksuar se Përkthimi Bota e Re nuk është e vetmja Bibël që e bën këtë gjë. Emri i Perëndisë shfaqet në përkthimet e Shkrimeve të Krishtere Greke në hebraisht, në ato pjesë ku citohen drejtpërdrejt Shkrimet e frymëzuara Hebraike. Përkthimi The Emphatic Diaglott (1864) e ka 18 herë emrin Jehova. Edhe disa versione të Shkrimeve të Krishtere Greke në të paktën 38 gjuhë të tjera përdorin një formë të emrit të Perëndisë, sipas gjuhës vendëse.

Rëndësia që i kushtoi Jezu Krishti emrit të Atit të tij, tregon se ai vetë e përdorte lirisht atë emër. (Mat. 6:9; Gjoni 17:6, 26) Sipas Jeronimit, që ka jetuar në shekullin e katërt të e.s., apostulli Mate e shkroi ungjillin e vet së pari në hebraisht, dhe ky ungjill citon shumë herë pjesë nga Shkrimet Hebraike, të cilat përmbajnë emrin e Perëndisë. Shkrimtarë të tjerë të Shkrimeve të Krishtere Greke cituan nga Septuaginta (një përkthim i Shkrimeve Hebraike në greqisht, që filloi rreth vitit 280 p.e.s.), kopje të vjetra të së cilës përmbanin emrin e Perëndisë me germa hebraike, siç tregohet nga fragmentet që janë ruajtur.

Profesori Xhorxh Hauard në Universitetin e Xhorxhias, shkroi: «Meqenëse Tetragrami [katër germat hebraike për emrin e Perëndisë] shkruhej ende në kopjet e Biblës Greke, të cilat përbënin Shkrimet e kishës së hershme, është e arsyeshme të besojmë se shkrimtarët e B[esëlidhjes] së R[e], kur citonin nga Shkrimet, e ruanin Tetragramin në tekstin biblik.»​—Journal of Biblical Literature, mars 1977, f. 77.

Pse mungojnë disa vargje?

Ato vargje që gjenden në disa përkthime, nuk ndodhen në dorëshkrimet ekzistuese më të vjetra të Biblës. Krahasimi me disa përkthime të sotme zbulon se edhe përkthyes të tjerë kanë pranuar që vargjet në fjalë nuk janë në Bibël. Në disa raste, ato u morën nga një pjesë tjetër e Biblës dhe iu shtuan tekstit nga një skrib që e kopjonte.

Nëse dikush thotë:

‘Bibla juaj është ndryshe’

Mund të përgjigjesh: ‘Cilin përkthim të Biblës keni? Mos keni . . . (përmend disa në gjuhën tënde)? Siç e dini, ka shumë përkthime.’ Pastaj mund të shtosh: ‘Me kënaqësi mund të përdor cilindo përkthim që ju pëlqen. Por, ndoshta do t’ju interesojë të dini përse mua më pëlqen në veçanti Përkthimi Bota e Re. Më pëlqen sepse është në gjuhën e sotme dhe është i kuptueshëm, edhe sepse përkthyesit i janë përmbajtur shumë ngushtë tekstit të gjuhëve origjinale.’

Ose mund të thuash: ‘Nga ajo që thoni, mendoj se duhet ta keni një Bibël në shtëpi. Cilin përkthim përdorni? . . . A mund ta merrni pak?’ Pastaj mund të shtosh: ‘Pavarësisht se cilin përkthim përdorim, te Gjoni 17:3, për të gjithë ne Jezui theksoi një gjë të rëndësishme që duhet të mbajmë parasysh, siç mund ta shihni në Biblën tuaj. . . . ’

Një mundësi tjetër: ‘Ka shumë përkthime të Biblës. Shoqata jonë na nxit që të përdorim shumë prej tyre për të bërë krahasime dhe për t’i ndihmuar studentët tanë të kapin kuptimin e vërtetë të Shkrimeve. Siç mund ta dini, Bibla u shkrua në fillim në hebraisht, në aramaisht dhe në greqisht. Prandaj u jemi mirënjohës përkthyesve për punën që kanë bërë për ta kthyer në gjuhën tonë. Cilin përkthim të Biblës përdorni?’

Një sugjerim tjetër: ‘Me sa kuptoj, ju e doni Fjalën e Perëndisë. Prandaj, jam i sigurt që do t’ju interesojë të dini se cili është një nga ndryshimet më të mëdha midis Përkthimit Bota e Re dhe versioneve të tjera. Ky ndryshim ka të bëjë me emrin e personit më të rëndësishëm për të cilin flitet në Shkrime. A e dini se cili është?’ Pastaj mund të shtosh: (1) ‘A e dini se në tekstin origjinal të Biblës, në hebraisht emri i tij shfaqet rreth 7.000 herë, pra, më shumë se çdo emër tjetër?’ (2) ‘Ç’rëndësi ka nëse e përdorim apo jo emrin e Perëndisë? Po ja, për shembull, a keni miq të ngushtë që të mos ua dini emrin? . . . Në qoftë se duam të kemi një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë, është e rëndësishme që më parë të njohim emrin e tij. Vini re se çfarë thotë Gjoni 17:3, 6. (Psal. 83:18)’

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo